LAJMI I FUNDIT:

Fermeri australian kafshon krokodilin

Fermeri australian kafshon krokodilin

Një fermer australian thotë se është me fat që është gjallë pasi zmbrapsi një sulm krokodili duke e kafshuar zvarranikun.

Kultivuesi i bagëtive Colin Devaraux u kafshua gjithashtu nga krokodili 3.2 metra dhe për t’u trajtuar qëndroi një muaj në spital, transmeton Telegrafi.

Ai tha për ABC News se kafshoi qepallën e krokodilit për të mbijetuar nga sulmi i zvarranikut.


Deveraux tha se muajin e kaluar kishte ndaluar në një liqen pasi donte të ndërtonte një gardh pranë një lumi.

Në një pikë krokodili ishte kapur në këmbën e tij dhe e kishte tërhequr në ujë.

Ai tha se fillimisht kishte tentuar ta godasë krokodilin në brinjë, para se ta kafshonte atë.

“Ishte një pozicion i çuditshëm, por aksidentalisht dhëmbët e mi kapën qepallën e syrit. Qepalla ishte e trashë, sikurse lëkurë. Në një moment më lëshoi”.

“U largova dhe vrapova drejt makinës. Krokodili më ndoqi, ndoshta për katër metra, por pastaj u ndal”, deklaroi ai.

Deveraux tha se ai përdori një peshqir dhe litarë për të ndaluar gjakosjen në këmbën e tij, pastaj vëllai i tij e dërgoi në spital. /Telegrafi/