LAJMI I FUNDIT:

Ferizaj dhe Kllokoti me ndërprerje të energjisë elektrike

Ferizaj dhe Kllokoti me ndërprerje të energjisë elektrike

Disa fshatra të Kllokotit dhe Ferizajt do të mesin sot pa energji elektrike pothuajse tërë ditën. Kjo për shkak të punimeve të planifikuara nga ekipet e KEDS-it.

Sipas njoftimit të KEDS-it, nga ora 11:00 deri në orën 16:00, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Tërpeza, Zhitia, Ballanca, Karavarica, Devaja dhe fshati Qifllak i Kllokotit. Shkyçja bëhet për shkak të ndërrimit të shtyllës 10 kV në LP 10 kV.


Kurse në Ferizaj, nga ora 09:30 deri në orën 16:00, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: fshati i Vjetër, Dardania, Sojeva, Mirosala, Bibaj dhe Zllatari. Shkyçja bëhet për shkak të ndërrimit të shtyllave, izolatorëve, konzollavedhe ndërrimit të përçuesit. /Telegrafi/