LAJMI I FUNDIT:

Ferizaj, 8 mijë pula për fermerët

Ferizaj, 8 mijë pula për fermerët

Dy mijë pula të llojit Isa Brown, të dhëna subvencion nga komuna e Ferizajt, i përfitoi fermeri Besim Sejdiu nga fshati Papaz i Ferizajt. Ai e mirëpriti këtë mbështetje. Tha se ka synim ta zgjerojë këtë biznes, por siç u shpreh po hasin pengesa në tregtim, si pasojë e ekzistimit të tregut ilegal.

E, drejtori i Bujqësisë në Ferizaj, Xhemajl Reçica tha se përveç fermerit të fshatit Papaz, nga ky subvencion i sektorit të shpezëtarisë kanë përfituar edhe 4 fermerë të tjerë. Tha se ky është një stimulim, sidomos për fermerët e rinj.

Për të përfituar nga dy mijë pula, fermerët do të duhej të bashkëfinanconin me 20 për qind të mjeteve. U bë e ditur se kriter tjetër ishte që përfituesit e mundshëm edhe të krijojnë edhe vende të reja pune.


Ky projekt, nga i cili përfituan 5 fermerë, u mbështet financiarisht nga pushteti komunal i Ferizajt me 47 mijë euro. /Telegrafi/