LAJMI I FUNDIT:

Ferhan Hasani i jep fund karrierës, legjendë që do mbetet në histori

Ferhan Hasani i jep fund karrierës, legjendë që do mbetet në histori

Futbollisti ikonë Ferhan Hasani ka shpallur tërheqjen nga futbolli aktiv në moshën 34-vjeçare, duke lënë pas një karrierë të jashtëzakonshme, të nisur e të mbyllur te Shkëndija e Tetovës, njofton Telegrafi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Hasani përmes një videoje emocionuese në rrjetet sociale, ku ndau kujtimet më të bukura të karrierës së tij dhe falënderoi të gjitha klubet ku ka luajtur.

I formuar te Shkëndija, ai ishte pjesë e skuadrës që në vitin 2011 kur edhe fitoi titullin e parë kampion në histori të klubit. Më pas, talenti i tij u shpërblye me një karrierë ndërkombëtare, duke luajtur për ekipe si Wolfsburg (Gjermani), Brøndby (Danimarkë), Al Raed (Arabia Saudite), Helsinki (Finlandë), Partizani (Shqipëri) dhe Helsingør (Danimarkë).


Periudha më e artë e tij ishte mes viteve 2015-2018, kur si kapiten i Shkëndijës udhëhoqi ekipin drejt titullit kampion dhe Kupës së vendit, duke e bërë skuadrën më dominante në Evropë me një diferencë rekord prej +35 pikësh. Ai gjithashtu ishte pjesë e suksesit historik të klubit në garat evropiane, duke u përballur me ekipe të mëdha, përfshirë AC Milanin.

Përveç suksesit me klubet, Hasani la gjurmë edhe në arenën ndërkombëtare, duke qenë pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut dhe duke kontribuar në kualifikimin historik për Euro 2021.

Nga një talent i akademisë së Shkëndijë i cili më pas u shndërrua në një figurë ikonike e futbollit shqiptar, Ferhan Hasani mbetet një legjendë e paharrueshme. Magjia e tij me topin dhe lidershipi do të kujtohen gjithmonë nga tifozët kuqezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ronaldo mund të bëjë një rikthim sensacional te gjiganti evropian në formë huazimi

Ronaldo mund të bëjë një rikthim sensacional te gjiganti evropian në formë huazimi

Ndërkombëtare
Publikohet lista me top 10 lojtarët më të vlefshëm në botë - dominohet nga yjet e Real Madridit

Publikohet lista me top 10 lojtarët më të vlefshëm në botë - dominohet nga yjet e Real Madridit

Ndërkombëtare
Tifozat Kuq e Zi kritikojnë dhe paraqesin kërkesat për FSHF-në: Kërkojnë transparencë dhe ndërprerje të bashkëpunimit me Serbinë

Tifozat Kuq e Zi kritikojnë dhe paraqesin kërkesat për FSHF-në: Kërkojnë transparencë dhe ndërprerje të bashkëpunimit me Serbinë

Kombëtarja e Shqipërisë
Futbollisti i pestë më i shtrenjtë në histori, ‘braktiset’ nga klubi i ri pas dy muajsh

Futbollisti i pestë më i shtrenjtë në histori, ‘braktiset’ nga klubi i ri pas dy muajsh

Ndërkombëtare
“Rrahmani dhe Berisha ende në fazë rikuperimi”  - Foda flet për gjendjen e dy yjeve të Kosovës

“Rrahmani dhe Berisha ende në fazë rikuperimi”  - Foda flet për gjendjen e dy yjeve të Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Me formacionin 4-3-3, me tre yje të rinj në sulm – kështu pritet të luajë Islanda ndaj Kosovës

Me formacionin 4-3-3, me tre yje të rinj në sulm – kështu pritet të luajë Islanda ndaj Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori