LAJMI I FUNDIT:

Ferguson: Owen do të qëndrojë te United

Ferguson: Owen do të qëndrojë te United

Menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, është i kënaqur me kontributin e Michael Owenit këtë sezon dhe thotë se sulmuesi anglez do të vazhdojë të bartë fanellën e Djajve të Kuq.

Ferguson thotë se përkundër paraqitjeve të kufizuara, Owen është i lumtur në Old Trafford edhe akoma vazhdon të përmirësohet si lojtar.

“Ai ka bërë mirë këtu, ai ka qenë një sukses. Ai është një profesionist i madh. Ai nuk ka munguar as në një seancë të vetme stërvitore. Performancat e tija në stërvitje kanë qenë shumë të mira dhe mendoj se ai është përmirësuar si futbollist gjatë kohës sa ka qëndruar këtu”.

“Mendoj se atij i pëlqen që është pjesë e klubit dhe ai do të qëndrojë këtu sezonin e ardhshëm, sepse unë nuk kam për qëllim që ta lejoj të largohet”, ka thënë Ferguson. /Telegrafi/