Rio Ferdinand ka treguar se ka marrë një mesazh nga Pep Guardiola përpara fitores së Manchester CIty në Ligën e Kampionëve ndaj Real Madridit, duke këmbëngulur se skuadra e tij do të mposhtte kampionët në fuqi.

City arriti të fitojë kundër 14-herë fituesve të Ligës së Kampionëve të mërkurën me rezultat të thellë 4-0 në një lojë që dominuan nga fillimi në fund dhe tani janë një hap më afër fitimit të garës për herë të parë ndonjëherë.


Djemtë e Guardiolës humbën nga Madridi në të njëjtën fazë vitin e kaluar kur ekipi i Carlo Ancelottit shkuan në finale për të mposhtur Liverpoolin, dhe duket se kjo ishte një temë e nxehtë e bisedës midis Guardiolës dhe ish-mbrojtësit të Unitedit, Ferdinand, i cili zbuloi një mesazh të spanjollit para ndeshjes.

“Pep Guardiola më dërgoi një mesazh para ndeshjes dhe më tha: “I mundëm dy vjet më parë dhe do t'i mposhtim përsëri, më besoni”, zbuloi fillimisht Ferdinand.

“Unë i thashë "paq fat". I thashë: “Të besoj, shpresoj ta bësh””.

“Besimi që kishte dy ose tre orë para ndeshjes, ai po më dërgon një mesazh të tillë”.

“Ky është besim i pastër në detajet që ai ka kaluar deri në këtë lojë dhe besimi që ai ka te ata lojtarë”, përfundoi legjenda angleze.

Guardiola u kap gjithashtu pas ndeshjes duke ia bërë me gisht Ferdinandin teksa largohej nga fusha e Etihad dhe dukej duke bërtitur 'Të thashë!'.

Ndryshe, City do të ndeshet me Interin në finalen, e cila do të zhvillohet më 10 qershor në Stamboll. /Telegrafi/

telegrafi sport app