Skuadra e Fer Volley ka arritur një tjetër sukses historik, duke fituar Superkupën e Kosovës në volejboll për femra.

Në finalen e zhvilluar të dielën mbrëma në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, volejbollistet e Fer Volley mposhtën bindshëm Ferizajn me rezultat 3:0 në sete.


Takimi u dominua nga kampionet në fuqi, të cilat fituan setin e parë me 25:14, u treguan edhe më të forta në të dytin me 25:11, ndërsa e vulosën triumfin me 25:15 në setin e tretë.

Fer Volley këtë vit shkroi historinë duke fituar për herë të parë titullin e kampionit të Kosovës, ndërsa Ferizaj erdhi në këtë finale si fitues i Kupës.

Me këtë trofe, Fer Volley konfirmon formën e shkëlqyer dhe synimet e qarta për të mbetur në majën e volejbollit kosovar./Telegrafi/

telegrafi sport app