Skuadra kampione e Kosovës në futsall, FC Feniks e ka mbyllur me fitore fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Feniks ka arritur të mposht Tel-Avivin me rezultat të thellë 6-0.


Golat në këtë takim për skuadrën nga Kosova i shënuan, Marcelo, Rodek me re gola, Belej dhe Agon Ramadani.

Kështu, skuadra kosovare e mbyll me 9 pikë fazën e grupeve duke lënë mbrapa Oxfordin, Tel-Avivin dhe Encampin.

Kujtojmë se kjo është pjesëmarrja e parë e ekipeve të Kosovës në garat ndërkombëtare pas pranimit në UEFA dhe FIFA në muajin maj. /Telegrafi/

Festa e Feniksit 

telegrafi sport app