LAJMI I FUNDIT:

Fëmijët mbajnë takim në qeveri: Sot nuk është ditë për të festuar

Fëmijët mbajnë takim në qeveri: Sot nuk është ditë për të festuar

“Dashni për çdo fëmijë”, shkruan në bluzat e tyre që kishin veshur sot për takimin në objektin e qeverisë. Ata kanë thënë se sot nuk është ditë për tu festuar, por për të ngritur zërin për të gjithë fëmijët të cilët janë të diskriminuar.

Nga vende të ndryshme të Kosovës shumë fëmijë të shtunën kanë marrë pjesë në një takim të organizuar nga “Syri i Vizionit” në partneritet me “Save the Children” dhe në bashkëpunim me Zyrën për Qeverisje të mirë.

Përfaqësuesi i Asamblesë Komunale për fëmijët në Prizren, Esar Tara tha se në një hulumtim që kanë realizuar para dy vitesh, 40 për qind e fëmijëve kanë thënë se dhuna psikologjike është evidente në shkolla.

“Ne ende si fëmijë kemi nevojë për të avokuar për të mbrojtur të drejtat tona… ne ende kemi nevojë që të avokojmë për fëmijë që kërkojnë lëmoshë nëpër rrugë. Kemi nevojë të avokojmë për fëmijët që nuk shkojnë në shkollë, nuk dihet a kthehen të gjallë për shkak se vriten, mbytën, theren shokët mes vete. Më vjen keq që sot nuk është ditë për tu festuar, por është ditë që ne sot me ngrit zërin tonë dhe me i përkrah të gjithë fëmijët që gjenden në Kosovë”, u shpreh ai.

Tara dhe bashkëmoshatarët e tij kanë theksuar se ka pasiguri në shkolla, e që institucionet nuk po punojnë të parandalohen raste të tilla.

Drejtori ekzekutiv në Zyrën për Qeverisje të Mirë, Habit Hajdini u shpreh se ende ka shumë sfida dhe probleme me të cilat po ballafaqohen fëmijët.

“Jemi të kënaqur e të lumtur që sot po bashkëbisedojmë dhe festojmë me rastin e Ditës ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve. Nuk do flasim me shumë sot për punën që kemi bërë, sepse kemi sfida dhe probleme, kemi vështirësi, por kemi edhe progres sidomos tek Ligji për Mbrojtjen e Fëmijëve, që është një nga ligjet kruciale… Ju jeni ardhmëria e vendit, ju jeni ata që keni me u ul shumë shpejt në këto ulëse tonat këtu, sepse ne kur investojmë do të duhej të investojmë fuqishëm për të qenë ju këtu për të punuar në këto hapësira të institucioneve tona”, ka thënë ai.

Ndërkaq, Veton Kryeziu nga “Save the Children” tha se janë përkushtuar për garantimin e të drejtave të fëmijëve.

“Si Save the Children ne jemi të angazhuar çdo ditë që juve të ju garantojmë ato të drejta që i keni të garantuara me konventë. Njëkohësisht e vlerësojmë shumë bashkëpunimin që kemi me Zyrën për Qeverisje të Mirë. Sidomos në aspekt të kalimit të Ligjit për Mbrojtje të Fëmijëve, por edhe në aspekt të zbatimit të këtij ligji. Pasi që vetëm ta kemi një ligj nuk mjafton, por ai ligj duhet të zbatohet ashtu që ju të arrini potencialin përmes jetës në një ambient që ju garanton siguri dhe shëndet që ju të arrini potencialin e plotë”, ka theksuar ai.

Për sfidat me të cilat po përballen fëmijët, Naser Lajqi nga organizata “Syri i Vizionit” theksoi se fajtor janë të rriturit.

“Në qoftë se situata me të drejtat e juaja nuk është e mirë, nuk është e kënaqshme, të gjithë ne të rriturit jemi fajtor. Jemi fajtor për shkak se nuk kemi arritur që të përmbushim të gjitha obligimet që i kemi marrë ne vet, qoftë me kushtetutën, qoftë me Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës. Jemi munduar dhe po mundohemi çdo ditë të punojmë aq sa po mundemi. Nuk kemi bërë mjaft, mirëpo potenciali, vullneti dhe dëshira është aq e madhe dhe po besojë që me juve kemi për të arritur që të realizojmë atë që ju garantohet e drejta e juaj me Kushtetutë, me ligj dhe me Konventën”, ka thënë ai.

Dita Botërore e të Drejtave të fëmijëve u themelua në vitin 1954 nga Kombet e Bashkuara dhe ka për qëllim ngritjen e vetëdijes për të drejtat e fëmijëve dhe përmirësimin e mirëqenies të tyre. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori