Fëmija i vogël tymos cigaren sikur të ishte i rritur, familjarët e inkurajojnë për veprimin (Video)

8:"© YouKu
Një djalë i vogël nga Kina është mësuar nga familjari i tij të pi në mënyrë "profesionale" cigare.
Pamjet rrëqethëse që po qarkullojnë në mediat sociale, shfaqin vogëlushin duke tymosur cigare derisa një anëtare e familjes e inkurajon për veprimin, transmeton Telegrafi.
Një anëtar i familjes pretendon se vogëlushi është mësuar të tymos cigare prej tij, ndërkaq identiteti i fëmijës nuk është zbuluar.
Ai shihet duke qëndruar ulur mbi një lodër, derisa në dorë mbanë cigare të cilën kohë pas kohe e tymos sikur të ishte një i rritur.
Të gjithë ata që kanë pasur rastin ta shohin videon, janë shokuar për faktin se si të rriturit e inkurajonin vogëlushin dhe madje mburreshin që ai është mësuar të pi si "profesionist". /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
28/11/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate

















































