Nënë Tereza u shua nga jeta më 5 shtator të vitit 1997, por vetëm fizikisht. Bota jeton edhe sot me kujtimin e saj. Ashtu rrëfen edhe Gautam Lewis, i cili e përshkruan Nënë Terezën si “shenjtorja që është nena ime”.
Ai ishte një nga fëmijët e jetimores Shishu Bhavan të drejtuar nga Gonxhe Bojaxhiu, por që me ndihmën e saj, jeta e Gautam mori një rrjedhë tjetër.
“E kam të pamundur të harroj Nënë Terezën. Ajo më shtriu dorën dhe më dha mundësin t’i ikja varfërisë dhe të jetoja një tjetër fat në Angli. Kam lindur në Kalkutë në vitin 1977, edhe pse nuk e di datën e saktë kur erdha në jetë, madje nuk di se cilët janë prindërit e mi të vërtetë. Ata më braktisën foshnje dhe më lanë në duart e murgeshave. Isha i sëmurë me poliomelit dhe njëherësh i paralizuar, prandaj ndoshta nuk më donte njeri. Deri këtu jeta ime ju duket e pafat, ndërsa unë personalisht e quaj veten njeri me shumë fat sepse Nënë Tereza mori përsipër të kujdesej për mua. Shtëpia e Shishu Bhavan ishte plot me dhoma dhe fëmijë që donin përkujdesje. Nënë Terezën nuk e shihja çdo ditë pasi agjenda e saj ishte shumë e ngarkuar, por ajo gjithmonë sigurohej të shihte fëmijët e saj. Çdo të dielë na vishte me rrobat tona më të mira dhe na merrte të dëgjonim meshën ku predikonte”, kujton sot Gautam Lewis.
Ai, vetëm tetë vjeç ishte i paralizuar dhe rrëfen se puna e motrave me të ishte dyfish e vështirë.
“Unë isha thuajse i kërrusur nga sëmundja dhe Nënë Tereza më dukej shumë e gjatë, edhe pse në trup ishte tepër e imët. Por hija e saj dukej si mburoja ime. Fliste ëmbël me një theks anglez. Kurrë nuk e kam parë të bërtiste”, thotë ai.
Kujtimet e Lewisit në Kalkutë si fëmijë jetim ishin të tmerrshme. Ai thotë se ishin ditë të errëta e të vetmuara. Në atë kohë madje, për një periudhe gjashtëmujore i ikën fjalët kur askush nuk interesohej për ta adoptuar. Nënë Tereza i siguroi djalit një psikolog. Pas kësaj çeli një dritë në fund të tunelit.
“Në jetën time kam tri nëna: atë biologjikën, Patrician, gruan që më adoptoi atëherë kur më pak e prisja dhe sigurisht Nënë Terezën. Nuk do të isha gjallë nëse jeta ime nuk do të ishte kryqëzuar me to”, deklaron ai.
Gautam Lewis u adoptua në vitin 1985 dhe së bashku me nënën e tij Patricia u shpërngul në Angli ku mori trajtimin e duhur mjekësor dhe edukimin. Sot, Lewis ka diplomë universitare për biznes, gëzon statusin e pilotit të kualifikuar dhe mbi të gjitha është themelues i një shkolle në Britaninë e Madhe për pilotët me aftësi të kufizuara. /Top Channel/
https://youtu.be/aTqLsMKajhc
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Tensione në gjykimin në Hagë, komandat Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri