Fejzullahu i ZRrE-së: Ka pasur kompani të energjisë që kanë operuar pa licencë gjatë krizës energjetike
Kryesues i bordit të Zyrës së Rregulltarit të Energjisë (ZRrE), Ymer Fejzullahu, ka thënë se në periudhën e krizës energjetike në Kosovë, ka pasur tregtarë të energjisë elektrike që kanë operuar pa licencë, porse sipas tij, nuk dihet numri i saktë të tyre.
Para komisionit hetimor për krizën energjetike të premten, Fejzullahu, tha se prej vitit 2020 kur Kosova ka dalë në bllok rregullues me Shqipërinë, gjithë tregtarët që kanë qenë më herët është dashur të rilicencohen nga ZRrE-ja.
Mirëpo, sipas tij, disa prej tyre nuk kanë aplikuar për t’u licencuar, andaj kanë kërkuar nga institucionet tjera të ndërpritet tregtimi me këto kompani.
“Pas vitit 2020 ku ne kemi operuar si bllok rregullues me Shqipërinë, gjithë tregtarët që kanë operuar në bllokun rregullues kanë pasur obligim të nënshkruajnë në rregullat e tregut të përcaktuara nga ZRrE-ja. Sipas informatave që kam pasur disa tregtarë që kanë operuar për një periudhë të caktuar edhe pasi ne kemi qenë në bllok rregullues me Shqipërinë. Pas marrjes së informatës, ZRrE-ja ka kërkuar nga gjithë të licencuarit që ata që s’kanë nënshkruar rregullat e reja, nuk janë të licencuara nga ZRrE-ja… Nuk e di sa është numri, por sipas draft-raportit fillestar e thash edhe më herët se ka pasur. Në momentin që kemi marrë informatën iu kemi dërguar KOSTT, KESCO se në rast se ndonjë prej furnizuesve që nuk është i licencuar dhe është duke operuar, ata të vijnë dhe të licencohen menjëherë. Sa është numri nuk e di, kush janë ata nuk e di saktë, por mund të jenë të dhënat që iu kemi dërguar. Kemi informata se ka pas disa tregtarë që kanë operuar gjatë kësaj periudhe për shkak të tranzicionit”, tha ai.
Lidhur me këtë, anëtari i komisionit nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, pyeti nëse këto kompani kanë blerë energji apo kanë shitur.
“Këto kompani sa kanë qarkulluar, kilovat energji. A kanë shit, a kanë blerë dhe cili është hapi juaj juridik si ZRrE që nëse është krijuar dëm dhe është shkelur ligji, që këto kompani jo me i licencuar, por ndonjë hap tjetër”, pyeti ai.
Duke u përgjigjur, Fejzullahu tha se ZRrE-ja nuk mundet të monitorojë tregun në kohë reale.
“Thash se momentin që jemi ardhur kemi kërkuar që të ndalojnë, sa është numri nuk e di. Mund të jetë një-dy-tre, por sa e di unë është një. ZRrE-ja ka kërkuar menjëherë që gjithë tregtuesit në Kosovë të ndërprejnë tregtimin me këtë tregtar. Komfor legjislacionit në fuqi ne jemi duke i marrë hapat dhe do t’i trajtojmë sipas legjislacionit në fuqi”, theksoi ai.
I habitur me këtë përgjigje u shpreh kryetari i komisionit, Driton Selmanaj.
“Një vit pas mos me ditë se kush është kjo kompani, sa ka operuar në Kosovë dhe a vazhdon edhe sot operojë”, deklaroi ai.
Në debat u përfshi edhe anëtari i komisionit, deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, i cili paraqiti disa shifra që sipas tij janë bërë në periudhën e krizës energjetike.
Derisa pyeti konkretisht, shefin e ZRrE-së se ka qenë totali i megavatëve që është importuar në Kosovë gjatë muajit mars 2022.
“Për muajin mars sa ka qenë totali i megavatëve që është importu në Kosovë”, pyeti ai.
Zejnullahu tha se gjatë atij muaji Kosova ka importuar 13 milionë euro energji, ndërsa ka eksportuar 8.7 milionë.
Madje ai kërkoi që mos të manipulohet me shifra, pasi tha se sektori i energjisë elektrike është kësisoj, sa mund të eksportohet dhe importohet në kohë reale.
“Ne mund të jemi edhe neto-eskportues, të prodhojmë 19 megavatë, por të njëjtën kohë të konsumojmë vetëm 18 megvatë orë. Por ne kemi pasur nevojë edhe për dy megavatë shtesë për shkak të orëve të caktuara që kanë qenë të domosdoshme në mënyrë që të barazohet oferta dhe kërkesa. Prandaj do të ishte mirë që ne konsumatorëve me t’iu dërgojmë informata të sakta. Mirëpo mos të tentohet të manipulohet, degradohet asnjë institucion me informata. Nëse i doni ju këto të dhëna të konfirmuara mund të bëni kërkesë në ZRrE”, tha ai.
Krahas këtyre, deputetët, anëtarë të komisionit kërkuan nga kryesuesi i ZRrE-së të vjen edhe njëherë të raportojë para komisionit me të dhëna konkrete./KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHarroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!
Mega Zbritja po vjen në Aztech!
Banka Ekonomike akoma më afër qytetarëve, shtrin rrënjët në Mitrovicën e Veriut
DORA lansohet nga BPB
Planimetria ideale, jetesa e rehatshme, ky është kompleksi Linda
Teknologjia inovative e dritareve të Deceuninck - Sistemi i profilit të dritareve plastike "Elegant": Platforma e zgjeruar plotësisht
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët