Fejzullahu: Rryma do të shtrenjtohet rreth 15 për qind, kjo do të dihet saktë në mbledhjen e ardhshme

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) në mbledhjen e saj të fundit ka miratuar tarifat e reja të energjisë elektrike.
Duke filluar nga 1 prilli, rryma do të shtrenjtohet për rreth 15 për qind bazuar në këto tarifa, por se do të dihet saktë në mbledhjen e ardhshme të Bordit të ZRRE-së.
“Rritja do të jetë 15 për qind, mirëpo kjo do të dihet në mbledhjen e ardhshme të Bordit të ZRRE-së ku në këtë rast KOSTT, KEDS dhe KESCO do t’i dërgojnë aplikacionet e tyre për tarifat bazuar në vendimet e Bordit për të hyrat e lejuara”, ka bërë të ditur kryesuesi i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu në një konferencë për medie.
Rritja e tarifave do të shpërndahet te të gjitha kategoritë e konsumatorëve.
Një vendim i tillë ka pasur kundërshtime nga opozita dhe shoqëria civile në Kosovë. Po ashtu, Zyra e Presidencës së Kosovës kishte theksuar se është kundër rritjes së tarifave në këtë periudhë.
Kujtojmë se ZRRE-ja më 9 shkurt 2022 kishte miratuar tarifat e reja për energji elektrike. Me këto tarifa, konsumatorët që shpenzojnë mbi 800kWh rrymë në muaj, paguajnë më shtrenjtë. Sipas llogaritjeve të ZRRE-së, rreth 20 për qind e konsumatorëve shpenzojnë më shumë se 800kWh në muaj.
Nga data 1 tetor deri më 31 mars, në Kosovë aplikohet tarifa e ulët e rrymës, prej orës 22:00 deri në 07:00. Ndërsa, nga data 1 prill deri më 30 shtator, tarifa e ulët vlen nga ora 23:00 deri në 08:00. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Neptun Kosova hap dyqanin më të madh në Ballkan në Central Park

Epokë e re bashkëpunimi: 40 kompani nga Bosnja vizitojnë Kosovën

Kursime mbi 200 mijë euro, ky është zyrtari publik me pagën më të lartë në Kosovë

Bëhu me pronë në bregdet

Grand Blue FAFA Resort, streha e qetësisë dhe elegancës

Cili është trendi i importit të veturave nga Koreja e Jugut në Kosovë?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Egli tregon shpifjet e rënda: Kam dëgjuar që edhe kur dola herën e parë nga Big Brother, kam abortuar

Tha se fitoi një analfabet që çoi në rrënim një vajzë, Egli i përgjigjet Laertit: Nuk jam e shkatërruar, jam e lumtur

Cili është trendi i importit të veturave nga Koreja e Jugut në Kosovë?

Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Rozana kritikon Gertën për mbështetje ndaj Gjestit, banorja: Kuptova që isha me të kur hëngri shpullën e ju të dy ndenjtët si statuja

"Do ta zëvendësoja Eglin me Gertën", Arbër Hajdari thotë se katërshja që shkoi në finale nuk ishte ajo që ai kishte menduar