Elira Martinaj, mbesa e këngëtares së njohur Shyhrete Behluli, është fejuar.

Lajmin e bukur e ka ndarë vetë ajo përmes një serie fotografish të publikuara në rrjetet sociale, duke zbuluar edhe momentin kur mori propozimin për martesë.


Fejesa e çiftit ndodhi në një ambient përrallor në natyrë, në qytetin luksoz të Saint-Tropez, në jug të Francës.

Foto: Elira Martinaj / Instagram

Ata zgjodhën një resort elegant me një kopsht të mrekullueshëm, ndërsa në sfond dukej qetë dhe hijshëm bregdeti i bukur francez.

Foto: Elira Martinaj / Instagram

Për këtë ditë të veçantë, Elira kishte zgjedhur të vishte një fustan në ngjyrë të gjelbër të çelët, me prerje të lirë dhe një detaj shamie të varur, që i jepte një elegancë të veçantë.

Flokët i kishte lënë të thjeshta, të krehura butë, duke reflektuar një stil të natyrshëm dhe të rafinuar njëkohësisht.

Foto: Elira Martinaj / Instagram

“Një jetë e tërë kështu”, shkroi Elira në postimin e saj. /Telegrafi/

Foto: Elira Martinaj / Instagram