Ish-Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar në Kosovë, Pieter Feith, vlerëson se në Kosovë, përkundër se ka pasur mjaft zhvillime pozitive, megjithatë nevojitet më shumë punë për përparim në disa çështje kyçe, siç janë dialogu me Serbinë, sundimi i ligjit dhe përpjekjet që Kosova të jetë më afër Bashkimit Evropian.
Në një intervistë për televizionin publik, Feith foli edhe për demarkacionin dhe krijimin e Ushtrisë.
“Sinqerisht mendoj se disa gjëra duhet të ndryshojnë. Mendoj se dialogu është shumë i drejtuar lartë-poshtë nga Brukseli dhe është shumë konfidencial dhe sekret. Askush nuk e di se cili është qëllimi i dialogut. Mendoj se shumë njerëz në Kosovë dhe po ashtu në Serbi janë të hutuar dhe nuk janë të mësuar, janë mosbesues ndaj asaj që po ndodh”, tha ai.
“Sugjerimi im, dhe këtë ua kam thënë në Bruksel, është që të punohet nga poshtë-lartë, me shoqërinë civile, organizatat e grave, OJQ, ekspertë në Kosovë, ku ka shumë të tillë. E di se atje është një prani e pasur e aktivistëve të shoqërisë civile. Ata duhet të informohen dhe të ketë transparencë ndaj tyre. Sepse një marrëveshje për një çështje kaq të ndjeshme siç është normalizimi i së ardhshëm me Serbinë ka nevojë për një bazë themelore dhe për mbështetjen nga popullata dhe sigurisht që kjo ende po mungon. Në vend se të punohet përmes presidentëve, kryeministrave dhe ministrave, që po ashtu duhet bërë, ne duhet të punojmë nga poshtë-lartë dhe mendoj se ka shumë punë për t’u bërë”, ka thënë Feith.
Feith, duke folur rreth demarkacionit me Malin e Zi, ka thënë se zgjidhja e kësaj çështje nuk duhet të jetë tepër e vështirë, duke shpresuar se ka vullnet politik në Podgoricë për të rihapur diskutimin.
“E njohë këtë aspiratë dhe në një moment të caktuar do të ndodhë. Besoj se duhet të jemi të vetëdijshëm për stabilitetin në rajon. Duhet të jemi të vetëdijshëm për këshillën e shtabit të NATO-s lidhur me këtë çështje. Si masë e ndërtimit të besimit, rekomandimi im do të ishte që të mos i jepet shumë presion në këtë fazë. Mendoj se situata është ende e ndjeshme në këtë moment”, ka thënë Feith.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës