LAJMI I FUNDIT:

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës nesër proteston para MSH-së dhe Qeverisë

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës nesër proteston para MSH-së dhe Qeverisë

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK), ka njoftuar se ditën e premte do të protestojnë para Ministrisë së Shëndetësisë dhe para Qeverisë së Kosovës.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se protesta para MSH-së do të mbahet në ora 11:00-11:30, kurse para Qeverisë protesta do të nis në ora 13:00, transmeton Telegrafi.

“Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës duke u bazuar ne vendimin e Kryesisë se FSSHK-së te datës 14.09.2021, pas diskutimit të të gjitha mundësive për reagim sindikal në përputhje edhe me situatën e krijuar me Pandeminë COVID-19 ka vendosur unanimisht të njofton publikun e gjerë si dhe institucionet relevante te qeverisjes vendore (Presidentën, Kryeministrin, Kryeparlamentarin, Ministrin e Shëndetësisë dhe Mediat) se me datë 17.09.2021 (E Premte) do mbahet PROTESTË. Protesta do të mbahet në ora 11:00-11:30 para Ministrisë së Shëndetësisë”, thuhet në njoftim.


Kërkesat e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës për Ministrinë e Shëndetësisë janë:

• Vazhdimi i dialogut social,

• Nxjerrja e udhëzimit administrativë për shtesat mbi pagë të bazuar në Ligjin nr.07/L-006 për luftimin dhe parandalimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës.

• Protesta do të mbahet në ora 13:00-13:30 në po të njejtën ditën para Qeverisë, Kuvendit dhe Presidencës.

Kërkesat e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës për Qeverinë e Republikës së Kosovës janë:

• Ligji mbi Pagat,

• Dhe shtesat mbi pagë bazuar në Ligjin nr.07/L-006 për luftimin dhe parandalimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës.

Në njoftim thuhet se, pjesëmarrës në Protestë do të jenë vetëm anëtarët e Kryesisë së FSSHK-së për shkak të situatës së krijuar me Pandeminë COVID-19.

“Njëkohësisht ju njoftojmë që Protesta jonë e ka përkrahjen nga gjitha odat e profesionistëve shëndetësor dhe shoqatat sindikale”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

Kalo në kategori