LAJMI I FUNDIT:

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë paralajmëron protestë masive pas 17 tetorit

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë paralajmëron protestë masive pas 17 tetorit

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK), ka paralajmëruar se menjëherë pas zgjedhjeve të 17 tetorit do të organizojë një protestë masive, për shkak të mos pagesës së shtesave në pagë sipas Ligjit nr. 06/L-007 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Në komunikatën e FSSHK thuhet se kanë kaluar tri javë nga protesta publike e përfaqësuesve sindikal të punonjësve të shëndetësisë.

“Protestë në të cilën u shpalosën kërkesat për shtesat në pagë sipas Ligjit me nr. 06/L-007 për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 dhe për fillimin e procedurave të plotësimit dhe miratimit  të Ligjit mbi Pagat me theks të veçantë që të futet në parashikimin e buxhetit për vitin 2022 dhe mosrespektimin absolut nga Qeveria, Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës në mbledhjen e mbajtur me datë 07.10.2021 PARALAJMËRON se menjëherë pas datës 17.10.2021 pra, pas procesit zgjedhor komunal do të organizojë PROTESTËN e radhës e cila do të jetë më masovike se ajo e datës 17.09.2021”, thuhet në komunikatë, përcjell Telegrafi.


Më tej në komunikatë thuhet se “qytetarët e Republikës së Kosovës duhet ta kenë të qartë se me qasjen aktuale të Qeverisë ndaj punonjësve shëndetësor po bëhet shkatërrimi i sistemit publik shëndetësor, gjë e cila do të sjell ndikimet e veta mbi nevojat direkte të qytetarit të RKS-së”.

“Kërkojmë që kjo Qeveri të reflektojë sepse kuadri shëndetësor-mjek e infermier janë duke u larguar nga sistemi publik dhe nga Republika e Kosovës”, thuhet në komunikatën e FSSHK. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori