LAJMI I FUNDIT:

FC Prishtina e nis vitin me drejtorë të rinj, si menaxhues ashtu edhe sportiv

FC Prishtina e nis vitin me drejtorë të rinj, si menaxhues ashtu edhe sportiv

Klubi i Prishtinës i ka zyrtarizuar dy drejtorët e rinj, që kanë dal nga mbledhja e mbajtur më 24 dhjetor të vitit që lamë pas, 2020.

Për drejtor menaxhues të klubit u caktua, Bajram Sherifi, kurse për drejtor sportiv, Fisnik Kërçeli, pasi drejtorët aktual kishin mbetur pa kontratë si për drejtorin sportiv, Granit Begolli, si drejtorin menaxhues, Agim Salihu i cili tani e tutje kalon në postin e përfaqësuesit juridik të klubit.

Bajram Sherifi, i lindur më 12 nëntor, 1978, nga viti 2002 deri më 2012 ka qenë zyrtar policor duke përfunduar atë mision si Zëvendësshef i departamentit të Kundërterrorizmit, kurse si jurist i diplomuar, nga viti 2012 ushtron zejen e avokatit.


Sherifi: Sfida më e veçantë organizimi i 100 vjetorit të përmbyllet me sukses

“Duke pasur besim në vete dhe në stafin e FC Prishtina, besoj shumë qe kjo detyrë e imja ka me qenë detyra ime më e lehtë deri me sot”.

“Sfidat që na presin në vitin 2021 kanë të bëjë direkt me menaxhimin sa më efikas të klubit, pasi që gjendemi në një situatë aspak të lehë për klubin, por edhe për shoqërinë tonë në përgjithësi. Sfidë e veçantë për mua dhe komplet dashamirët e FC Prishtinës do të jetë organizimi sa më i mirë pasi që në vitin e ardhshëm kemi të bëjë me 100 vjetorin e klubit dhe nga ne të gjithë kërkohet një angazhim shtesë në arritjen e rezultateve kulminante që FC Prishtina dhe të gjithë dashamirët e saj i dëshirojnë dhe i meritojnë”.

“Besoj qe me ndihmën dhe me angazhimin e të gjithëve do t’ia arrijmë qëllimit që i kemi caktuar vetës”.

Kërçeli: Orientimi për trofe dhe tituj, lojtarë të dëshmuar

“Ndjehem jashtëzakonisht i kënaqur dhe i privilegjuar që do të ushtrojë detyrën e drejtorit sportiv në një klub me traditë dhe histori të pakontestueshme siç është  FC Prishtina”.

“Angazhimi kryesor i imi do të jetë orientimi i klubit për vazhdimësinë drejt synimeve për trofe dhe tituj. Tek e fundit kjo është aspirata e përjetshme e Prishtinës”.

“Gjithashtu, jam i preokupuar të angazhohem që në klub të ofroj lojtarë me cilësi të dëshmuar dhe talente për të ardhmen që do ta bartin me nder fanellën e klubit tonë”.

“Aspirate e imja është që të punoj për të siguruar mirëqenien e vazhdueshme në klub, harmoni në mes lojtarëve dhe segmenteve tjera brenda klubit në mënyrë që qëllimi ynë i vetëm dhe i përbashkët të jetë rruga drejt titujve dhe trofeve, me që rast ne do të jemi vazhdimisht pjesëmarrës në garat evropiane, aty ku tashmë Prishtina ka krijuar një imazh tejet pozitiv. Ne do ta rrisim në vazhdimësi pjesëmarrjen dhe prezencën tonë nëpër gara evropiane dhe të arrijmë respektin e merituar qe na takon”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arne Slot befason të gjithë me përforcimin e fundit te LIverpooli

Arne Slot befason të gjithë me përforcimin e fundit te LIverpooli

Premier League
Mike Tyson bëri kërkesë të pazakontë për rregulloren në luftën ndaj Jake Paul

Mike Tyson bëri kërkesë të pazakontë për rregulloren në luftën ndaj Jake Paul

Boks
Në momentin që Man City shpallet fajtor për 115 shkeljet - katër klube do marrin vendim befasues ndaj Citizens

Në momentin që Man City shpallet fajtor për 115 shkeljet - katër klube do marrin vendim befasues ndaj Citizens

Premier League
Son i befasuar nga vendimi i Tottenhamit për kontratën e tij

Son i befasuar nga vendimi i Tottenhamit për kontratën e tij

Premier League
Nihat i thotë Real Madridit ta dërgojë Arda Gulerin te rivali i La Ligas

Nihat i thotë Real Madridit ta dërgojë Arda Gulerin te rivali i La Ligas

La Liga
Gjigantët brazilian kanë konfirmuar interesimin për Sergio Ramos – ndërsa raportimet për Real Madridin vazhdojnë

Gjigantët brazilian kanë konfirmuar interesimin për Sergio Ramos – ndërsa raportimet për Real Madridin vazhdojnë

La Liga
Kalo në kategori