LAJMI I FUNDIT:

FBI ‘bastisi’ pronën e ish presidentit amerikan në Florida – Trump: Ata hynë edhe në kasafortën time

FBI ‘bastisi’ pronën e ish presidentit amerikan në Florida – Trump: Ata hynë edhe në kasafortën time

FBI ka bërë një kontroll në pronën e Donald Trump në Mar-a-Lago në Palm Beach, Florida, ka njoftuar ish-presidenti.

“Këto janë kohë të errëta për kombin tonë, pasi shtëpia ime e bukur, Mar-A-Lago në Palm Beach, Florida, është aktualisht nën rrethim, bastisje dhe e pushtuar nga një grup i madh agjentësh të FBI-së”, ka thënë Trump në një deklaratë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Trump shtoi se agjentët e FBI-së ishin në Mar-a-Lago dhe tha se “ata madje hynë në kasafortën time”.

“Asgjë e tillë nuk i ka ndodhur kurrë një presidenti të Shteteve të Bashkuara më parë”, ka shtuar ai.

“Pas punës dhe bashkëpunimit me agjencitë përkatëse qeveritare, kjo bastisje e paparalajmëruar në shtëpinë time nuk ishte e nevojshme apo e përshtatshme”.

Ish-presidenti nuk ishte në Florida në kohën kur u ekzekutua urdhri i kontrollit, shkruan CNN.

Kërkimi filloi të hënën herët në mëngjes (sipas kohës lokale) dhe personeli i zbatimit të ligjit dukej se ishte i fokusuar në zonën ku ndodhen zyrat dhe ambientet personale të Trump, sipas një personi të njohur me këtë çështje.

Siç vënë në pah mediat e huaja, Departamenti i Drejtësisë ka hetuar zbulimin e kutive të të dhënave që përmbajnë informacione të klasifikuara që u dërguan në Mar-a-Lago pas përfundimit të presidencës së zotit Trump.

Por nuk ishte e qartë nëse kërkimi i FBI ishte i lidhur me atë hetim.

Ndërkohë një hetim i veçantë në lidhje me përpjekjet e aleatëve të Trump për të zhbërë rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 dhe trazirat e 6 janarit 2021 në Kapitolin e SHBA-së është intensifikuar gjithashtu në Uashington. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohet se sa do të jetë

Zbulohet se sa do të jetë "kostoja ditore" nga shembja e urës në Baltimore

Amerika
Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Evropa
Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Botë
ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

Botë
“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

Botë
Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Amerika
Kalo në kategori