Astrit Fazliu, ish-sulmuesi i Ferizajt dhe Prishtinës i cili kishte kaluar në janar te skuadra e Shkëndijës së Tetovës në elitën e futbollit maqedonas, ka shënuar golin e tij të parë.

Shkëndija shënoi fitore si mysafire e Turnovës së Strumicës me rezultatin 2:0, ndërsa goli i dytë i shënuar në minutat shtesë të lojës mban autorësinë e ferizajasit. Golin e parë e kishte shënuar, Mensur Kurtishi në minutën e nëntë nga penalltia.


Kuqezinjtë tetovar synojnë daljen në kupat evropiane, ndonëse pas javës së 25-të Shkëndija grumbullon 36 pikë dhe e sheh vetën në vendin e gjashtë. /Sporti1/Telegrafi/ 

telegrafi sport app