LAJMI I FUNDIT:

FAZ: E pandershme ndërhyrja e Turqisë në Siri

FAZ: E pandershme ndërhyrja e Turqisë në Siri

Turqia nuk rrezikohet nga rajoni kurd i Afrinit, ndaj sulmi i saj ndaj kurdëve nuk është i justifikuar. Problemin Turqia si duket e ka tek ekzistenca e autonomisë së kurdëve.

Argumentimi turk, me të cilin qeveria turke kërkon të imponojë në Perëndim dhënien e një miratimi për operacionin e saj ‘Dega e ullirit’, nuk është bindës. Ankaraja pretendon se ka një interes legjitim sigurie dhe prandaj e ka ndërmarrë ofensivën e saj tokësore dhe ajrore kundër kantonit kurd Afrin në Veriperëndim të Sirisë. Ky veprim të sugjeron se prej atje Turqinë e kërcënon një rrezik – gjë që nuk është në përputhje me realitetin. Sepse me shpërbërjen e shtetit në Siri, që kur kurdët vetëadministrohen, nga territori i tyre nuk ka pasur sulme kundër Turqisë.


Nga ana tjetër, megjithatë ka qenë Turqia që veçanërisht vitin e kaluar ka hapur në mënyrë të përsëritur zjarr kundër Afrinit dhe ka provokuar. Turqia duhet të tregohet e ndershme dhe të pranojë, se një autonomi kurde ajo nuk e duron dot, as në vendin e saj dhe as në Siri. Turqit, me mënyrën si veprojnë mund të shkatërrojnë edhe një komunitet që është më demokratik se në çdo vend tjetër në Lindjen e Afërt, që mundëson një bashkëjetesë paqësore të grupeve të ndryshme popullore dhe të konfesioneve të ndryshme. Udhëheqja e Ankarasë siç duket nuk ka interes për këtë. /Deutsche Welle

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Rikthimi i Vulinit në qeverinë e Serbisë, analistët në Beograd: Provokim i drejtpërdrejtë ndaj SHBA-së

Rikthimi i Vulinit në qeverinë e Serbisë, analistët në Beograd: Provokim i drejtpërdrejtë ndaj SHBA-së

Serbia
Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Evropa
Problemi i karburantit i Putinit, si Ukraina po ia pakëson naftën dhe benzinën e Rusisë?

Problemi i karburantit i Putinit, si Ukraina po ia pakëson naftën dhe benzinën e Rusisë?

Evropa
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori