LAJMI I FUNDIT:

Fauci: Nuk jam i përfshirë në kujdesin shëndetësor të Trumpit

Fauci: Nuk jam i përfshirë në kujdesin shëndetësor të Trumpit

Anthony Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, tha për CNN-in se nuk është përfshirë në kujdesin e presidentit Donald Trump.

Gjithashtu mjeku nuk pranoi të fliste rreth gjendjes shëndetësore të të parit të SHBA-ve pas konstatimit se është infektuar me coronavirus, raporton CNN.

“Unë nuk kam qenë i përfshirë, por përsëri, nuk dua të flas për çështjen e presidentit. Nuk kam qenë i përfshirë në kujdesin e drejtpërdrejtë të presidentit”, tha Fauci, transmeton Telegrafi.


Ky i fundit vlerësoi se mjekët që po e trajtojnë republikanin në qendrën mjekësore Walter Reed, po kujdesin në maksimum për shëndetin e presidentit.

Trumpi doli për pak kohë nga spitali, senatorët dhe mjekët e kritikojnë ashpër presidentin
Lexo po ashtu Trumpi doli për pak kohë nga spitali, senatorët dhe mjekët e kritikojnë ashpër presidentin

“Unë mund të komentoj se kolegët e mi që i njoh, duke përfshirë Sean Conley, janë mjekë shumë të mirë dhe të kualifikuar, kështu që kam vërtet besim se presidenti i Shteteve të Bashkuara po merr kujdesin maksimal që mund të merr në Walter Reed”, pohoi Fauci.

Ndryshe, Melania Trump po vazhdon trajtimin në shtëpi pasi u diagnostifikua se është infektuar me virus. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Evropa
Njihuni me 10 forcat speciale ushtarake më të frikshme në botë (Foto)

Njihuni me 10 forcat speciale ushtarake më të frikshme në botë (Foto)

Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Amerika
Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Kroacia
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Kalo në kategori