LAJMI I FUNDIT:

Fauci hedh poshtë pretendimet e Trumpit: Nuk është e vërtetë që coronavirusi është i njëjtë sikur gripi

Fauci hedh poshtë pretendimet e Trumpit: Nuk është e vërtetë që coronavirusi është i njëjtë sikur gripi

Epidemiologu amerikan Anthony Fauci ka hedhur poshtë pretendimet e presidentit Donald Trump, se coronavirusi është po aq vdekjeprurës sikurse edhe gripi, shkruan NBC.

Ai nuk hezitoi të bëjë një dallim mes këtyre dy problemeve shëndetësore, që brengosin shumë qytetarin kudo nëpër botë, transmeton Telegrafi.


Fauci ka rikujtuar se simptomat e coronavirusit dhe gripit janë të ngjashme, por se dëmin që e shkakton coronavirusi në organizëm është krejtësisht tjetër sesa që e shkakton gripi.

“Nuk është e vërtetë që coronavirusi është i njëjtë sikurse një grip. Kanë simptoma të ngjashme, por gripi nuk mund t’ju bëjë atë çfarë ju bën coronavirusi”, ka shtuar Fauci.

Këto qëndrimet për gripin dhe coronavirusin me të cilin edhe vetë është prekur, presidenti amerikan i ka publikuar edhe në Twitter.

“Po vjen sezoni i gripave. Shumë njerëz çdo vit humbin jetën nga gripi, me raste shkon në mbi 100 mijë viktima. A do të mbyllim shtetin tonë? Jo, jemi mësuar të jetojmë me gripin, ashtu siç jemi mësuar të jetojmë me coronavirusin”, ka shkruar presidenti amerikan.

Kujtojmë që në SHBA nga COVID-19 kanë humbur jetën më shumë se 210 mijë persona, që nga shpërthimi i pandemisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
SHBA vendos veto ndaj kërkesës së Palestinës për anëtarësim në OKB

SHBA vendos veto ndaj kërkesës së Palestinës për anëtarësim në OKB

Amerika
Shiu i madh përfshiu Dubain - rrugë të përmbytura, fluturime të anuluara

Shiu i madh përfshiu Dubain - rrugë të përmbytura, fluturime të anuluara

Azia
Kalo në kategori