Shkrimtari është ulur në një karrige të thjeshtë pranë shëtitores te kalaja. Është pothuaj mbrëmje dhe vapa e qershorit ia ka lënë vendin një puhize të lehtë. E shoqja e lë me gazetarët dhe bën një shëtitje, ndërsa Fatos Kongoli në fillim me shikimin e përhumbur, e sheh t’i marrin sytë jetë kur flet për Kosovën. Ai kujton se Kosova e ka mbështetur në dy momente të vështira të jetës së tij: kur dy libra të tijtë në Shqipëri u pritën keq e në Kosovë u ribotuan. I njohur për thjeshtësinë e komunikimit dhe temave në letërsinë e tij, shkrimtari vëren se do të shkruajë për dhimbjen njerëzore, ndaj nuk ka dëshirë të flasë as të trajtojë politikën.
Intervistoi: Fatmira Nikolli
– Ktheheni nga Prishtina ku keni marrë çmimin kryesor të panairit të librit atje. Çfarë ishte për ju çmimi dhe pritja atje?
Qëndrova pesë ditë. Isha i ftuar nderi dhe jam kthyer me përshtypje të shkëlqyera. Vërejta që atje më vlerësojnë shumë dhe librat e mi janë shumë të lexuar. Kanë nisur të vlerësohen qëkur kam botuar romanin “Ne të tre” në vitin 1985. Për hir të së vërtetës, këtu ai u prit me këmbët e para, ndërsa atje u botua dhe u ribotua menjëherë me artikuj në shtypin e kohës. Këtë e dija që kam lexues e dashamirës, por kësaj radhe, jo thjesht sepse sapo kisha botuar “Gënjeshtarë të vegjël” dhe falë këtij romani u vlerësova si shkrimtari i vitit, por edhe për pritjen e jashtëzakonshme. Dhe për këtë u jam mirënjohës.
– Vlerësimi juaj atje përkon me 20-vjetorin e çlirimit.
Ne u kthyem para përvjetorit e pas kthimit tonë mbërriti Clintoni. Ishte gjë shumë e bukur, por janë ngjarje ku marrin pjesë politikanë të lartë.
– Megjithatë ju folët për një lidhej të hershme me Kosovën që nis më 1985. Në këto 30 e ca vite, Kosova ka ndryshuar shumë, e ju po ashtu. Si ka qenë ky raport i juaji në këta dekada?
Kur u botua romani “Ne të tre”, unë nuk kisha qenë asnjëherë në Kosovë. Nuk kisha asnjë kontakt me Kosovën. Pas përmbysjes së diktaturës, kam shkuar disa herë. Dua t’i kthehem pyetjes suaj të parë: ky libër (Gënjeshtarë të vegjël) u përpi, me gjithë kuptimin e fjalës. Mu më pëlqen që në panaire të rri në stendën e botuesit. Kontakti me lexuesin është i shenjtë për mua. Librat u shitën shumë shpejt, sollën të tjerë libra nga Tirana dhe ata u mbaruan prapë, ditën e fundit nuk kishte më libra.
– Si do i përkufizonit marrëdhëniet tuaja me Kosovën?
Marrëdhëniet e mia me Kosovën, lexuesit e Kosovës, letërsia ime në Kosovë… unë jam ndierë gjithmonë tepër i vlerësuar dhe i mbështetur në dy momente shumë të vështira të krijimtarisë sime, kur u botua romani im i parë absolut, “Ne të tre”, dhe vite më vonë kur u botua libri im më i rëndësishëm që unë e konsideroj sot me titull “Iluzione në sirtar”, i cili në Shqipëri u prit me një stuhi kundërshtimesh, ndërsa në Kosovë u ribotua, mori edhe një çmim prestigjioz. Për të gjitha këto, unë ndihem borxhli ndaj Kosovës dhe do të isha i lumtur nëse shteti i Kosovës mund të më akordonte shtetësinë e qytetarit të Kosovës, kjo do të ishte një lumturi shumë e madhe.
– Riktheheni me këtë roman, pas një pauze të shkurtër në letërsi, vini dhe merrni çmim dhe me sukses. Ky sukses, pas shkëputjes, sa ju ka dhënë ju shpirtërisht, sa ju ka motivuar, sa ju ka bërë mirë?
Ky ishte çmimi i dytë, pas atij të Fierit. Janë inkurajuese për mua. Unë nuk e mendoja as e çoja nëpër mend që do ta botoja këtë libër, që do bëhesha, që do të arrija të rimerrja veten pas një sëmundje të rëndë që kalova, deri në atë masë sa të bëhesha i aftë për të shkruar. Kështu ndodhi. Unë jam në një moshë që sidoqoftë, jo se nuk më bëjnë përshtypje vlerësimet, por e kam marrë qetësisht.
– E keni nisur para se të sëmureshit, a është ky një lloj triumfi i juaji edhe mbi sëmundjen?
Ndoshta, ndoshta po. Si të them unë. Puna është pak më e ngatërruar. Por, sigurisht, ky është kurorëzimi i gjithë atyre. Nuk dua të zgjatem në këtë pjesë, se është kryer ajo pikë dhe e kam kaluar atë gjendje të rëndë.
– Ju keni në këtë libër një personazh që quhet Alpin, rreth të cilit sillet vepra. E keni titulluar “Gënjeshtarë të vegjël”. Duket sikur e gjithë letërsia juaj fokusohet te njerëzit e zakonshëm më shumë se sa emrat e mëdhenj. Pse kjo zgjedhje e juaja? Për t’i qëndruar larg politikës apo për t’ju kushtuar rëndësi jetëve si e jona?
Unë bëj letërsi, nuk bëj politikë. Janë dy gjëra përjashtuese të njëra-tjetrës. Por, me letërsinë time, unë jap mesazhet e mia. Lexuesin e vlerësoj lart dhe është i mençur sa t’i nxjerrë ato që dëshiron. Por, prirja ime, drejt këtyre temave, është prirje e vjetër. Kam qenë i prirur drejt asaj që quhet letërsia e dhimbjes njerëzore.
– A mund ta shërojë letërsia dhimbjen njerëzore? A besoni te terapia e librave?
Unë nuk besoj në efektin e menjëhershëm të letërsisë. A luan rol letërsia në shërimin e njeriut, në ndryshimin e mentalitetit? Nuk besoj se libri e letërsia ka efekt të menjëhershëm. Unë jam i bindur se me një afat më të gjatë dhe në perspektivë, letërsia kuan rol të pazëvendësueshëm. Kjo pyetje m’u bë edhe në Kosovë. Dhe thashë që roli që luan letërsia në ndërgjegjen e njerëzve, nuk mund ta luajë askush tjetër, aq më pak politika. Sepse ndërgjegjja e një kombi nuk e përfaqëson, politika, le ta lodhen sa të duan ata. Ndërgjegjen e kombit e bëjnë shkrimtarët dhe artistët e artistët në përgjithësi. Letërsia e arti mbeten, politikanët ikin.
– Ju keni një personazh, deputet, në roman që vjen nga fshati N. dhe përmes tenderëve arrin të bëhet i pasur. Është Shqipëria e sotme. Kur thoni që letërsia është ndërgjegjja e kombit, a është ky personazh i juaji, një mesazh edhe për ata politikanë si ky i fshatit N.- që letërsia zgjat dhe pasuria është e përkohshme?
Nuk shtrohet problemi kështu. Po më fut në një terren ku unë nuk jam i Zoti të manovroj sepse është një terren që ju takon sociologëve. Unë vetëm shkruaj libra e s’bëj gjë tjetër. I shkruaj siç më vjen. I qëndroj idesë që politikanët nuk janë ndërgjegjja. Për mua, qëndron shprehja tjetër, që politikanët e partitë politike janë një e keqe e domosdoshme. /GSh/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLetra e Fishtës për Mussolinin, pasi u zgjodh në Akademinë e Italisë
Ateistë, ju as që e kuptoni çfarë është “besimi”!
Kanuni i Skënderbeut, vepër monumentale e kulturës sonë
Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!
Fjalë të urta popullore: Burri është çadra e gruas, gruaja pasqyra e burrit!
PËRRALLË PËR TË RRITUR
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025