Ekstradimi i Izet Haxhisë në Shqipëri dhe mundësia e rihapjes së dosjes “Hajdari” ka sjellë shumë reagime. Çfarë do të deklarojë ish-bodigardi i Sali Berishës, para drejtësisë së re shqiptare?
Në një intervistë për Tirana Today, ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi thotë se Haxhia ka një qëllim shumë të drejtë, pasi dënimi prej 25 vitesh, është i lartë.
“Nuk e hap dot çështjen ‘Hajdari’, por ai mund të hapë pozicionin e tij, pasi nuk ka qenë prezent gjatë dënimit. Unë mendoj se ai çfarë ka për të thënë, i ka thënë, pasi Izeti ka shkruar dhe ka folur shumë gjatë këtyre viteve”, thotë Klosi.
“Vetëm nëse do të flasë në vetën e parë, do të jetë më i besuar. Pasi prova shkencore, fotografi, regjistrime, nuk besoj se është përgatitur për këtë”.
“Dënimin që i kanë dhënë, e quan shumë të rëndë dhe ashtu është. Kanë vrarë njerëzit dhe janë dënuar shumë më pak, ai vetëm për bashkëpunim në vrasje, u dënua me 25 vjet”, shprehet Klosi.
Haxhia ka paralajmëruar se do të zbardhë disa të vërteta të padëgjuara më parë për Sali Berishën dhe lidhjen e tij me vrasjen e Liderit të Dhjetorit më 12 shtator 1998, para selisë së PD-së.
Klosi shton për Tirana Today se ish-kryeministri Berisha, ka pasur gisht në vrasjen e Azem Hajdarit. Kjo pasi ai ishte i vetmi që pati përfitimin më të madh nga vrasja e tij.
Ish-kreu i SHISH thotë se kjo gjë dukej edhe në raportin që ata kishin, ku gjatë kohës që ishte gjallë Hajdari ishte një rrezik për Berishën. Por, që pas vdekjes ai e ktheu në hero dhe e përdori figurën e tij, për përfitime politike.
“Partia Socialiste nuk kishte asnjë përfitim nga vdekja e Hajdarit, madje ajo e pësoi. Është e gjitha shkathtësia e Berishës, ai eksperiencën e ka, është i zoti për punë të liga.
Berisha e di më mirë se të gjithë sesa probleme ka me drejtësinë, ndaj ka qenë shumë i kujdesshëm në këtë aspekt. Është marrë me të dhe çdo gjë e ka bërë pa zhurmë.
Berisha është sistematik, njeri që punon fort. Fatkeqësisht, ka mendje të keqe. Ai është nga personazhet më negativ të gjithë kësaj periudhe të gjatë tranzicioni”, thotë Klosi. /Tema/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rexhep Memedi: Fëmija që u helmua nga barërat është në gjendje të qëndrueshme

Walker: Thaçi, Veseli e të tjerët po mbahen në Hagë padrejtësisht, nuk ma mundësuan t’i takoj

Gashi: Mosrespektimi i gjykatës nga Kurti, rrezikon procesin e rastit “Banjska” të Radoiçiqit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Mushkolaj: Kurti e pret arrestimin me kompletu sagën e tij - por nuk do ta fitojë betejën me shtetin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës