Portieri i Dritës, Faton Maloku, do të jetë sërish një nga pikat kyçe të skuadrës në përballjen e rëndësishme ndaj FCSB-së, që zhvillohet nesër në ora 20:30 në Bukuresht, në kuadër të raundit të tretë të Ligës së Evropës.

Maloku ka qenë vazhdimisht ndër më të spikaturit në ndeshjet evropiane të Dritës, duke ofruar paraqitje fantastike në momente vendimtare.


Edhe përballja e nesërme pritet të jetë një sfidë e madhe për gardianin kosovar, i cili shfaqet i përgatitur dhe me vetëbesim para kësaj ndeshjeje shumë të rëndësishme për klubin gjilanas.

Reprezentuesi kosovar ka thënë se beson se mund të largohen nga kryeqyteti rumun me një rezultat pozitiv.

“E dimë shumë mirë kë kemi përballë, por jemi përgatitur mjaft mirë. Nëse i zbatojmë ato që na ka treguar trajneri, besoj se do të dalim me rezultat pozitiv nga kjo ndeshje,” deklaroi Maloku për mediat nga Bukureshti. /Telegrafi/

telegrafi sport app