LAJMI I FUNDIT:

Fatmir Gashi reagon lidhur me projektin turistik “Borea”

Fatmir Gashi reagon lidhur me projektin turistik “Borea”

Kryetari i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës  në Pejë, Fatmir Gashi, në një konferencë për media e ka akuzuar Komunën e Pejës dhe kryetarin e saj, Gazmend Muhaxheri, për projektin “Borea”.

Gashi ka deklaruar se asnjë dokument deri tani komuna e Pejës nuk e ka bërë publik rreth këtij projekti turistik, i cili sipas tij, e kapë vlerën e 53 milionë eurove.


Ai më tutje ka theksuar se “dhënia e projektit konsorciumit italiano-slloven ‘Leitner AG SPA & FILAV SA’, lë për të dyshuar, pasi për kompaninë e dytë nuk dihet kush e drejton dhe ku gjendet”.

Sipas Gashit, për këtë arsye komuna e Pejës nuk ka qenë transparente.

I pari i AAK-së në Pejë, tha se këtë çështje do ta ngre edhe në Kuvendin Komunal, dhe sipas tij, nëse nuk ndërmerret asgjë, për këtë çështje do të kontaktojë edhe me organet e drejtësisë./Telegrafi/