Gentrit Shala që nga mosha tre vjeçare nuk e ka parë kurrë babain e tij, doktor Hafir Shalën.
Doktor Shala që njihet si një nga mjekët e parë që shëroi plagët e ushtarëve të UÇK-së në vitin 1998, u arrestua nga policia serbe dhe që nga ajo kohë nuk u gjet më.
Tani më janë bërë 20 vite që kur familja nuk ka pranuar lajm nga doktori, dhe shpresat për ta gjetur trupin e tij pothuajse janë shuar.
E dhimbja më shumë shtohet, kur nuk dihet gjë për fatin e tij e as nuk kanë varr që do ua zbuste mërzinë.
Kështu është shprehur djali i vetëm i doktorit, Gentrit Shala. Ai për Indeksonline ka thënë se shpresat për zbardhjen e fatit të babait janë humbur.
Shala u ka bërë thirrje institucioneve që t’i thërrasin më shumë ndërgjegjes dhe të zbardhin fatin e doktorit që kontribuoi për atdhe.
“Janë bërë 20 vite qe ende nuk dimë asgjë për fatin e babit tim, shpresat tona pothuajse kanë humbur. Shpresojmë që institucionet vendore të i thërrasin me shumë ndërgjegjes së tyre morale dhe kombëtare. Është detyrë dhe obligim për ta që ta zbardhin fatin e doktorit. Trupi i doktorit do të pushonte i qetë vetëm në Kosovën e tij që aq shumë e deshi”, ka thënë djali i Hafir Shalës.
Sipas tij, institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare pak kanë bërë në krahasim me dhimbjen që kanë familjet e të pagjeturve.
“Të them te drejtën me mundësitë që kanë institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare pak kanë bërë në krahasim me dhimbjen që kanë këto familje. Fjalët deri me tani kanë qenë të tepërta në krahasim me punën dhe angazhimin e tyre për zbardhjen e fatit te të pagjeturve”, ka shtuar ai.
E Shala thotë se prindi i tij nuk ka qëndruar shumë me familjen ngase po kujdesej për ushtarët e njerëzit në nevojë.
Pavarësisht që ka qenë i vogël, ai babain e gjen tek tregimet e njerëzve për të, tek shokët, te liria dhe pavarësia e Kosovës.
Gentriti kujton një moment të veçantë me babain e tij. Ai thotë se babai i kishte thënë nënës së tij dikush duhet të sakrifikohet për vendin…
“Në kohën e luftës kam qenë 3 vjeçar dhe fatkeqësisht nuk kam arritur të njoh shumë babin tim pasi që në atë kohë siç tregon mami im, kthehej natën vonë e dilte herët në mëngjes për tu përkujdesur për njerëzit në nevojë dhe organizim të luftës. Në gjumë na gjente, e në gjumë na linte. Ne kujtime kam vetëm tregimet e njerëzve qe iu dha ndihmë, njerëzve qe iu shëroj plagët, shokëve të tij, rrethit dhe familjes dhe jetoj me krenari që jam gjaku i tij.
Fizikisht nuk është në mesin tonë, por shpirtërisht ai është me ne, atë e gjejë tek rrugët dhe rrugicat që i shkelte çdo ditë, e gjejë në kujtimet e qytetarëve që iu dha ndihmë e gjejë të vet liria dhe pavarësia e Kosovës. Një rast dua ta tregoj, njëherë na kishte zënë gjumi në dysheme duke e pritur babin me mall pasi që kishte kohë pa e parë, dhe kur kthehet babi natën vonë, i thotë mamit pse fëmija në tokë kanë flejtë?. Mami i thotë, “po rrimë zgjuar e po e presim babain se na ka marr malli me e pa”. E babai i thotë edhe mu më ka marr malli, por, oj gruaja jem ju nuk jeni duke parë çka unë shoh çdo ditë, dikush duhet të sakrifikohet për atdhe, ishalla ma boni hallall…”, ka thënë Gentriti.
Mirëpo, ai është shprehur i irrituar me institucionet që nuk kanë bërë më shumë për zbardhjen e fatit te të pagjeturve e babait të tij.
“Përkrahja kaq qenë pothuajse zero, madje me habit fakti se si institucionet tona i bëjnë thirrje shtetit Serb për zbardhje të fatit te të pagjeturve, kur në të njëjtën kohë e kanë punësuar dhe e kanë ngritur në detyrë njeriun që e rrëmbeu dhe zhduku babain tim. Rrëmbeu dhe zhduku, shokun e tyre të ilegales, bashkëluftëtarin e tyre, doktorin e popullit, njeriun qe një jetë të tërë ia kushtoj atdheut te tij” është shprehur djali i Hafirit.
Hafir Shala është nga Krajkova e Drenasit. Ai ishte kidnapuar nga forcat serbe me 10 prill të vitit 1998 dhe që nga ajo kohë nuk dihet asgjë për fatin e tij.
Ndryshe, rezoluta për personat e pagjetur dje nuk është miratuar pasi deputetët nuk ishin prezentë për ta votuar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Molliqaj ironizon me Limajn: Nga çelik në bakër, shumë shpejt

Çfarë do të ndodhë nëse SHBA largon trupat, flet ish-komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës