LAJMI I FUNDIT:

Fati i Marko Zvrlevskit akoma i paqartë

Fati i Marko Zvrlevskit akoma i paqartë

Ditën e hënë shkarkimi i prokurorit publik Marko Zvrlevski pritet të kthehet në rend dite në Kuvend. Shumica parlamentare ka premtuar shkarkimin e Zvërlevskit, para se të shkojnë në pushim vjetor dhe pas rebalancit të buxhetit që pritet të votohet ditën e diel.

Nga OBRM-PDUKM thonë se ata nuk shpejtojnë të shkojnë në pushtim dhe kërkojnë nga Kuvendi që t’i përcaktojë prioritetet.


Koordinatori i grupit parlamentar të OBRM-PDUKM-së, Ilija Dimovski, thotë se për Qeverinë është prioritet ta shkarkojë njeriun që ka kapur kryeministrin në krim, ndërsa në rend dite nuk është asnjë nga propozimet e tyre për 6 ligje dhe 3 informacione, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Për shumicën parlamentare nuk është prioritet deponia në Strugë, por është prioritet njeriu që ka kapur krim të kryeministrit, nuk është prioritet rritja e pesë për qind e rrogës në arsim, ushtri, polici, shërbime publike, por është prioritet shkarkimi i prokurorit që ka kapur krim. Nuk është prioritet rritja e rrogave të mjekëve në 100 mijë denarë për specialistët dhe 56 mijë denarë për mjekë të përgjithshëm, por është prioritet shkarkimi i prokurorit publik që ka kapur krim”, tha Ilija Dimovski.

Përkundër opozitës, partitë qeverisëse mendojnë se Zvrlevski duhet të shkarkohet sa më parë. Sipas tyre, me urgjencë më të madhe se shkarkimi i Zvrlevskit është vetëm rebalanci i buxhetit.

Gjatë kësaj fundjave pritet të mbarojë diskutimi për buxhetin dhe të votohet.

Edhe pse Talat Xhaferi ka njoftuar se pushimi vjetor për deputetët fillon më 8 gusht, sipas TV Telma, ai sigurisht do të shtyhet për disa ditë, në mënyrë që të mos vijë përsëri në shtyrjen e shkarkimit të prokurorit publik, Marko Zvrlevski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Komandanti i KFOR-it takohet në Kopaonik me shefin e Shtabit të Ushtrisë serbe, flasin për patrullimet në vijën kufitare

Komandanti i KFOR-it takohet në Kopaonik me shefin e Shtabit të Ushtrisë serbe, flasin për patrullimet në vijën kufitare

Siguri
Operacioni “Droni” lë pa patentë shoferi 112 vozitës në rrugët e rajonit të Gjakovës

Operacioni “Droni” lë pa patentë shoferi 112 vozitës në rrugët e rajonit të Gjakovës

Siguri
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Zgjedhjet në Luginë, Kurti u përgjigjet kritikave: Ku më thërrasin, unë shkoj

Zgjedhjet në Luginë, Kurti u përgjigjet kritikave: Ku më thërrasin, unë shkoj

Lugina
Aksident me fatalitet në Hajvali, humb jetën fëmija njëvjeçar

Aksident me fatalitet në Hajvali, humb jetën fëmija njëvjeçar

Kronika e Zezë
Osmani për deklaratën e Konjufcës: Qesharake të thuash që s'ka pasur komunikim mes Presidencës dhe Qeverisë

Osmani për deklaratën e Konjufcës: Qesharake të thuash që s'ka pasur komunikim mes Presidencës dhe Qeverisë

Lajme
Kalo në kategori