Fat i keq për Shaqirin, por tifozët e Liverpoolit e kritikojnë rëndë Kloppin – shqiptari ftohet të inkuadrohet për ta vonuar ndeshjen, nuk e shijon asnjë sekondë

Xherdan Shaqiri sot ishte në bankë sikurse në shtatë ndeshjet e fundit dhe nuk e luajti asnjë minutë kundër Portos në Ligën e Kampionëve.
Ai madje u vu në një pozitë të palakmueshme, ku u ftua nga Jurgen Klopp në kohën shtesë që të inkuadrohet në lojë, jo për të ndryshuar diçka, po për të vonuar atë.
Trajneri gjerman dëshironte që ndeshja të mbyllej 2-0 në favor të “The Reds”.

E derisa Shaqiri priste inkuadrimin në lojë, topi nuk doli asnjëherë jashtë dhe gjyqtari mbylli ndeshjen.
https://twitter.com/mxttftbl/status/1115951400251469827
Shaqiri mbeti në një pozitë të palakmueshme dhe më pas iu drejtua zhveshtoreve.
https://twitter.com/zubairdeking/status/1115720421926625280
Shumë fansa të Liverpoolit kanë reaguar në Twitter duke e mbështetur shqiptarin që nuk ka luajtur asnjë minutë në shtatë ndeshjet e fundit.
Në shumë reagime thuhet se Shaqiri meriton të luajë më shumë.
Klopp kishte vendosur t’i fuste sot në lojë Daniel Sturridgen dhe Divock Origin. /Telegrafi/




































