LAJMI I FUNDIT:

Fasule në mënyrën turke: Çorbë e ushqyeshme për ditë të ftohta!

Fasule në mënyrën turke: Çorbë e ushqyeshme për ditë të ftohta!

Përbërësit:

* 400 g fasule,
* 200 g mish (zogu apo qengji),
* 1-2 qepë,
* 1 spec i gjelbër (sipas dëshirës),
* 2 lugë pure domatesh,
* Vaj,
* Kripë,
* Piper,
* Spec i bluar i kuq.

Përgatitja:

Lëreni fasulen në ujë gjatë natës. Zieni derisa të zbutet, por që të mos zihet tërësisht. Lëreni të vlojë në zjarr të vogël derisa t’i përgatisni përbërësit e tjerë.

Qepën pastrojeni, priteni në kube, fërgojeni pak në tigan dhe shtoni mishin e prerë në kube. Fërgojeni në zjarr të vogël derisa të bëjë kore, pastaj shtoni purenë e domates dhe qitni në fasule.

Shtoni edhe pak ujë, sipas nevojës, si edhe erëzat sipas dëshirës. Mund t’i qitni majdanoz sipas dëshirës, ndërkaq shërbehet më së shpeshti me pilaf.

Për sallatë shpesh përdoret turshia, ndërkaq është zakon që me fasule të hahet edhe qepa e freskët me pak kripë.

Fasulen e lëngët mund ta gatuani edhe pa mish. Gjithashtu, mund të përdorni edhe fasule të konservuar – kullojeni dhe lajeni para përdorimit. /Telegrafi/

Në trend Kuzhina

Më shumë
Sulpitja: Qe se si përgatitet kjo ëmbëlsirë e mrekullueshme turke!

Sulpitja: Qe se si përgatitet kjo ëmbëlsirë e mrekullueshme turke!

Desert
Ëmbëlsirë e thjeshtë nga portokalli: Desert i shijshëm, aromatik dhe i përsosur të cilin gjithmonë do ta gatuani!

Ëmbëlsirë e thjeshtë nga portokalli: Desert i shijshëm, aromatik dhe i përsosur të cilin gjithmonë do ta gatuani!

Ëmbëlsirë
Sipas recetës së gjysheve tona: Bëni djathë të bardhë në shtëpi me vetëm dy përbërës

Sipas recetës së gjysheve tona: Bëni djathë të bardhë në shtëpi me vetëm dy përbërës

Në çdo kohë
Çfarë i shtojnë furrtarët brumit për ta bërë më të butë dhe të freskët për ditë të tëra?

Çfarë i shtojnë furrtarët brumit për ta bërë më të butë dhe të freskët për ditë të tëra?

Nga duart tua
Qofte patatesh, receta e thjeshtë dhe e shijshme për iftar me vetëm dy përbërës kryesorë

Qofte patatesh, receta e thjeshtë dhe e shijshme për iftar me vetëm dy përbërës kryesorë

Kuzhina
Lavash në mënyrën turke: Simitet e njohura sipas recetës së sulltaneshës Mihrimah

Lavash në mënyrën turke: Simitet e njohura sipas recetës së sulltaneshës Mihrimah

Kuzhina e huaj
Kalo në kategori