LAJMI I FUNDIT:

FASK-u e dha provimin edhe për organizime ndërkombëtare

FASK-u e dha provimin edhe për organizime ndërkombëtare

 Polaku Grzegorz Duda ka triumfuar në garën automobilistike, e cila u zhvillua në shtegun e Kullës në Pejë, që njëherësh ishte e vlefshme edhe për Kampionatin e FIA CEZ (Zona e Evropës Qendrore).

Duda ka pasur kohë fantastike prej 06:32.073 minuta (përfshirë të dyja vozitjet), duke lënë pas vetes Aldin Çoroviqin nga Mali i Zi, ndërsa një vend në podium ishte edhe për Blerand Hasanajn, i cili duke marrë parasysh veturën me të cilën u paraqit dhe krahasuar me veturat e dy të parëve, duhet të jetë tepër i kënaqur.

“Është hera e dytë që jam në Kosovë, ndërsa hera e parë për të garuar. Kosova është një vend shumë i bukur, me njerëz të mrekullueshëm. Jam shumë i kënaqur me mikpritjen, organizimin dhe gjithçka që ndodhi këtu. Kosova ka automobilistë shumë të mirë, të cilët nëse do të kenë kushte më të mira, jam i sigurt se do të renditen në nivele shumë të larta”, ka thënë Duda pas fitores, bashkë me të cilin ishte edhe PrzemyslawWaszczuk, që pati probleme me makinë dhe nuk arriti rezultat.


Probleme me makinë nuk pati Blerand Hasanaj, i cili me Opel Kadetin e tij vazhdon t’i sfidojë rivalët me vetura shumë më të mira. “Nuk kam pritur të kem kohë kaq të mirë, sepse veturën nuk e kisha në gjendjen më të mirë. Të gjithë e pamë se polakët u paraqitën me vetura 300 mijë, përkatësisht 120 mijë euro, ndërsa vetura ime nuk vlen më tepër se 3000-4000 euro, por duhet të luftojmë me mundësitë që i kemi. Më vjen keq për aksidentin që e pati Vali (Valdet Krasniqi), por falë Zotit ai nuk pësoi lëndime”, është shprehur Hasanaj.

I kënaqur me gjithçka që ndodhi në Kullë është shprehur edhe kryetari i FASK-ut, Ismet Rexhepi. “Është me rëndësi që gjithçka ka kaluar pa asnjë problem. Është hera e parë që ne e organizuam një garë, e cila vlerësohet edhe për kampionatin e FIA CEZ dhe mendoj se e kemi arsyetuar besimin e tyre. E tërë kjo po ndodh duke iu falënderuar punës së madhe që po e bëjmë, por edhe bashkëpunimit me institucionet tona relevante”, ka thënë Rexhepi.

Interesimi i dashamirëve të auto sportit për garën në Kullë ishte mjaft i madh.

Plasamani i përgjithshëm për FIA CEZ

1.Grzegorz Duda (Hyundai – Poloni) 06:32.073

2.Aldin Çoroviq (Mali i Zi) +03.627

3.Blerand Hasanaj (Opel – DTM) +31.994

Rezultatet për kampionatin vendor

Klasa 1 (deri 1150 ccm – A)

1.Kreshnik Mariqi (Yugo -Prizreni D&G) 07:59.795

2.Ismail Smani (Yugo – Prizreni D&G) +03.197

3.Hysen Iseni (Yugo -Ferizaj ) +01:42.710

Klasa 2 (mbi 1150 – 1400 ccm – N)

1.Leotrim Bytyqi ( Peugeot – Ferizaj ) 08:06.027

2.Alban Berisha (Suzuki – Prizreni D&G) +27.503

3.Kujtim Doda (Opel – Gjilani)  +36.243   

Klasa 3 (mbi 1150 – 1400 ccm – E1)

1.Valon Rexhepi (Lupo – Eurogoma RT) 07:40.798

2.Gazmend Demolli (Opel – RC Prishtina) +57.818

Klasa 4 (mbi 1400 – 1600 ccm – S)

1.Përparim Dushi (Honda – Kaçandolli PRT) 07:32.026

2.Premtor Taraku (Honda – Eurogoma RT) +09.273

3.Armend Selimaj (Yugo – Kaçandolli PRT) +10.669

Klasa 5 (1400 – 2000 ccm – N)

1.Faton Rama (Renault – Eurogoma RT) 07:37.886

2.Gazmend Gashi (Opel – Kaçandolli PRT) +01.070

3.Kushtrim Mehmeti (Citroen – Ferizaj) +48.29

Klasa 6 (mbi 1600 – 2000 ccm – E1, A, SP)

1.Besfort Hana (Opel – HCR Gjakova) 07:42.826

2.Bekim Kadria (Opel – Gjakova 137) +00.644

3.Yll Rugova (Seat – HCR Gjakova) +25.702

Klasa 7 (mbi 2000 ccm – N)

1.Bashkim Memaj (Subaru – Prizreni D&G) 07:42.785

Klasa 8 (mbi 2000 – 3000 ccm – E1)

1.Besnik Çitaku (BMW – RC Prishtina) 07:29.985

2.Valon Jaha (BMW – HCR Gjakova) +20.604

3.Leonit Thaçi (Opel – HCR Gjakova) +22.229

Klasa 9 (mbi 3000 ccm – E1)

1.Blerand Hasanaj (Opel – DTM) 07:04.067

2.Reshat Shabani (Subaru – Ferizaj ) +12.840

Klasa F10 (E2)

1.Bardhyl Canolli (Radicall – Eurogoma RT) 07:04.447

Promo

1.Ervin Kosova (Golf – Shqipëri) 07:40.170

2.Rejnald Zylfi (Corado – Shqipëri) +41.706

Plasmani i përgjithshëm

1.Blerand Hasanaj (Opel – DTM) 07:04.067

2.Bardhyl Canolli (Radicall – Eurogoma RT) 07:04.447

3.Reshat Shabani (Subaru – Ferizaj ) 07:16.907

Renditja ekipore

1.Prizreni D&G 50 pikë

2.Kaçandolli PRT 47

3.HCR Gjakova 47

Në trend Sport

Më shumë

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre

Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre

Premier League
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin

E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin

Serie A
Trajneri i Celta Vigos zbulon planin ‘dinak’ që ka për ta mposhtur Barcelonën

Trajneri i Celta Vigos zbulon planin ‘dinak’ që ka për ta mposhtur Barcelonën

La Liga
Kalo në kategori