Faruk Isufi që u vra sot në Klinë ishte bashkëluftëtar i Ramush Haradinajt

I vrari në Klinë ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur dhimbjen e tij për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit Faruk Isufi nga Klina.
Në reagimin e tij, Haradinaj e cilësoi lajmin si të hidhur, duke theksuar se edhe më e rëndë është fakti që, pas gjithë sakrificës për liri dhe kontributit në shtet-ndërtim, Faruku u nda nga jeta në rrethana të trishta.
Ai e kujtoi Faruk Isufin si një aktivist të hershëm të Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, të përkushtuar dhe të respektuar nga të gjithë ata që e njohën nga afër.
Haradinaj u ka shprehur ngushëllime të sinqerta familjes, miqve, bashkëluftëtarëve dhe kolegëve të tij në parti.
“Faruku u prehtë në paqe”, ka shkruar ai./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
4 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































