Ngrënia e shalqirit është një proces që sfidohet nga farat e shumta të tij. Zgjedhja është e qartë. Ose duhet t’i pështysh ose t’i hash.
Cilëndo prej këtyre alternativave të zgjidhni, ajo që duhet të dini është se farat e shalqirit kanë një pasuri vlerash, të cilat kur t’i lexoni do ju bëjnë t’i shihni ato me sy tjetër.
Farat e shalqirit përmbajnë pak kalori por shumë ushqyes.
Pjekja e farave
Pjekja e farave të shalqirit është e lehtë. Vendoseni furrën në 160 gradë dhe vendosini farat në një letër pjekjeje. Nevojiten 15 minuta për pjekjen e farave.
Gjatë këtyre minutave trazojini herë pas here që të garantoni një pjekje të barabartë.
Në vend të patatinave
Hiqni dorë nga patatinat dhe zgjidhni farat. Ngrënia e farave të shalqirit kërkon kohë, ndaj një grusht me fara zgjat më shumë se një qese me patatina.
Farat mund të marrin shije më të mirë nëse i lyeni me kripë dhe vaj ulliri ose kanellë dhe sheqer. Për më shumë shije mund të zgjidhni lëng limoni jeshil dhe spec djegës.
Vlerat ushqimore
Vlerat ushqimore të farave varen nga sasia që do të konsumoni. Duke qenë se ato janë të vogla, do ju nevojiten shumë prej tyre që të korrni përfitimet.
Megjithatë, farat e shalqinit janë shumë më të mira në aspektin ushqimor në krahasim me ushqime të tjera të shpejta.
Më pak kalori
Në 30 gramë me fara shalqiri gjenden 158 kalori, pothuaj njësoj me një qese me patatina që përmban 160 kalori.
Në 30 gramë gjenden 400 fara shalqiri, por në 30 gramë gjenden 15 patatina, ndaj niveli i kalorive është i zhdrejtë. Një grusht me fara shalqiri peshon 4 gramë dhe numëron 56 fara të cilat japin 22 kalori, ndjeshëm më pak se një qese me patatina.
Magnezi
Magnezi është një prej mineraleve të ndryshme që gjenden tek farat e shalqirit. Në një racion prej 4 gramë fara gjenden 21 mg magnez. Të rriturit duhet të konsumojnë 400 mg të këtij minerali çdo ditë.
Magnezi është thelbësor për shumë prej funksioneve të organizmit, siç janë nervat, muskujt, sistemi imunitar, shëndeti i zemrës dhe ai i kockave.
Hekuri
Një grusht me fara shalqiri përmban rreth 0.29 mg hekur. Doza e rekomanduar ditore është 18 mg hekur në ditë. Hekuri është një përbërës i rëndësishëm i hemoglobinës, që transporton oksigjenin në organizëm dhe ndihmon në konvertimin e kalorive në energji.
Folati
Në një racion farash gjenden 2 μ folat ndërkohë që doza e rekomanduar ditore është 400 μ në ditë. Folati, i njohur si acidi folik ose vitamina B-9, është i rëndësishëm për funksionin e duhur të trurit dhe kontrollon nivelet e homocisteinës.
Femrat që duan të krijojnë familje, kanë nevojë për më shumë folat sepse mungesa e tij shkakton defekte në lindje.
Yndyra të mira
Farat e shalqirit janë një burim i mirë i acideve yndyrore mono-të-pangopura dhe polio-të-pangopura ose 0.3 dhe 1.1 gramë, respektivisht.
Ekspertët thonë se këto yndyra janë të dobishme për mbrojtjen e zemrës dhe uljen e kolesterolit të keq në gjak.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të ulurit në këtë mënyrë mund të na sigurojë fleksibilitet dhe lëvizshmëri më të mirë të ijëve, thonë mjekët
Shumë njerëz besojnë se sëmuren për shkak të të ftohtit – është kjo e bazuar shkencërisht apo një mit?
E thonë edhe ekspertët, ja periudha më e mirë për të pirë kafe
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri