Fantastike: Kosova favoritja e dytë për ta fituar Ligën B, para nesh vetëm Austria

Kombëtarja e Kosovës vlerësohet se është favoriti i dytë për ta fituar grupin e Ligës B të Ligës së Kombeve, pas vetëm Austrisë.
“Dardanët” të enjten mësuan kundërshtarët për Kupën e Botës, duke qenë në grupin B3, pranë Austrisë, Republikës së Irlandës dhe Izraelit.
Në bazë të të dhënave të fundit nga e përditshmja “Football Meets Data”, Kosova vlerësohet se ka 23 për qind shanse për t’u kualifikuar në Ligën A, ndërsa 32 për qind për të përfunduar e dyta.
Austria shihet si favorite e grupit me 53 për qind gjasa, ndërsa Irlanda e treta me vetëm 18 për qind. Izraeli shihet si kombëtarja më e mundshme për t’u kthyer në Ligën C.
Projected to directly promote to 🏁 UNL League A:
🇨🇭🇺🇦🇦🇹🇵🇱
🏁 UNL placement also determines pots for 🌍 EURO 2028 qualifiers.
📈 Finishing Top 2 in a League B group ensures Pot 2 in EURO qualifiers.
📉 Finishing 3rd or 4th means dropping to Pot 3.
👉 Full probability analysis… pic.twitter.com/IQ7Qfm8S8K
— Football Meets Data (@fmeetsdata) February 15, 2026
Renditja në këtë grup do të ketë rol të madh edhe për kualifikueset e Evropianit, pra për ta shpjeguar më mirë. Në rast që Kosova e fiton grupin ose renditet e dyta, atëherë do të jetë në vazon e dytë të Evropianit të ardhshëm.
“Dardanët” vlerësohen se kanë plot 55 për qind shanse për t’u renditur në vazon e dytë kur të tërhiqet shorti, kurse 45 për qind në vazon e tretë (do të ndodhë vetëm nëse e mbyllim si pozitë e tretë në këtë grup të Ligës së Kombeve, ose nëse biem në Ligën C).
Kujtojmë, kualifikueset do të nisin në muajin shtator – ku për herë të parë Kosova do t’i zhvillojë katër ndeshje brenda 14 ditëve./Telegrafi




















































