Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora të martën e 6 shtatorit mbajti një koncert në Tiranë, ku u mblodhën mijëra fansa për ta parë nga afër performancën  e saj.

E lumtur për rikthimi në Shqipëri, Rita elektrizoi skenën edhe më shumë kur doli e veshur me ngjyrat kuqe e zi dhe shqiponjën.


Por, krahas performancës madhështore, në prapaskenën pas koncertit kishte edhe ngjarje interesante që janë bërë virale.

305678766 178448734675716 222507855358559450 n Foto: Rita Ora/Instagram

Një video ka qarkulluar së fundmi në TikTok, ku një fansa shqiptar I ka propozuar martesë këngëtares pas përfundimit të performancës.

“Çfarë pyetje palidhje”, përgjigjet Rita teksa buzëqesh ndërsa shihet e rrethuar me sigurimin dhe stafin e saj.

305530149 493664005485168 8433400854571135220 n Foto: Rita Ora/Instagram

Ndërkohë, kujtojmë që gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri, përveç performancës krijuesja e hitit “Ritual” ka vizituar Liceun Artistik “Jordan Misja” dhe “Shtëpinë e Ngjyrave”.

Ndërsa, nga Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj u dekorua me titullin “Naim Frashëri”. /Telegrafi/

@kameleon__studio

Visit TikTok to discover videos!