LAJMI I FUNDIT:

Fansat zbulojnë arsyen e vërtetë pse reperi The Weeknd e ka quajtur veten kështu

Fansat zbulojnë arsyen e vërtetë pse reperi The Weeknd e ka quajtur veten kështu
Foto: EPA

The Weeknd, emri i vërtetë i të cilit është Abel Makkonen Tesfaye, është një nga emrat më të mëdhenj në industrinë e muzikës prej vitesh. Megjithatë, vetëm tani fansat kanë zbuluar kuptimin e vërtetë të emrit të tij artistik.

Artisti, i cili u shfaq në skenë për herë të parë në vitin 2009, tani në moshën 35-vjeçare, është shndërruar në një sensacion global, falë hiteve si “Can’t Feel My Face”, “The Hills” dhe “Blinding Lights”.

Emri i tij artistik ka ngjallur gjithmonë kuriozitet mes fansave. Shumë janë pyetur nëse ka lidhje me fundjavën (weekend) dhe pse mungon shkronja “e” në të.


Një diskutim në Reddit ka sjellë sërish në vëmendje këtë çështje, duke sqaruar historinë pas emrit të tij. Në një foto të postuar, e cila thuhet se është nga një intervistë e mëparshme, Abel shprehet: “Në fillim, doja që albumi House of Balloons të quhej The Weekend. Por unë ende isha Abel dhe nuk e pëlqeja emrin tim të vërtetë, ndaj vendosa ta përdorja si emrin tim artistik”.

Një tjetër teori që qarkullon është se Abel u largua nga shtëpia një fundjavë dhe nuk u kthye më kurrë. Megjithatë, në Kanada ekzistonte tashmë një grup me emrin The Weekend, prandaj ai vendosi të hiqte shkronjën “e”, për të shmangur problemet me të drejtat e autorit.

Foto: EPA

Në një bisedë me fansat në rrjetet sociale të MTV, në vitin 2013, The Weeknd konfirmoi historinë e emrit të tij artistik. Ai tregoi se në moshën 17-vjeçare, ai braktisi shkollën dhe u largua nga shtëpia, së bashku me një mik të tij nga ekipi XO, Lamar:

“Largohesha nga shtëpia një fundjavë, hoqa dorë nga shkolla dhe e binda edhe Lamar që të bënte të njëjtën gjë, lol. Morëm dyshekët nga shtëpia, i futëm në një furgon të vjetër dhe u larguam një fundjavë – por nuk u kthyem më kurrë”.

Foto: EPA

Emri “The Weeknd” në fakt duhej të ishte titulli i albumit të tij të parë, House of Balloons. Por siç tregon ai vetë, në atë kohë nuk e pëlqente emrin e tij të vërtetë dhe vendosi ta përdorte si pseudonim artistik.

“Më dukej një emër i bukur dhe cool,” – ka thënë ai në një intervistë.

Me këtë, misteri i The Weeknd është zbuluar plotësisht, duke treguar një histori unike pas një prej emrave më të mëdhenj në industrinë e muzikës. /Telegrafi/

Foto: EPA

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti dhe Egli Tako ‘martohen’ në Big Brother VIP - celebrohen nga Ledion Liço

Gjesti dhe Egli Tako ‘martohen’ në Big Brother VIP - celebrohen nga Ledion Liço

Magazina
Remzie Osmani dhe Nexhati e ndezin atmosferën në Big Brother - të ftuar në dasmën e Gjestit me Eglin janë edhe disa ish-banorë

Remzie Osmani dhe Nexhati e ndezin atmosferën në Big Brother - të ftuar në dasmën e Gjestit me Eglin janë edhe disa ish-banorë

Magazina
“Shpresoj që nuk do të lëndoj më dhe do të rri afër me mundësitë e mia” - Gjesti merr vëmendje me fjalimin para kurorëzimit të tij me Eglin

“Shpresoj që nuk do të lëndoj më dhe do të rri afër me mundësitë e mia” - Gjesti merr vëmendje me fjalimin para kurorëzimit të tij me Eglin

Magazina
“Mos u kthe pa kurorë” - mesazhi që Valbona Mhilli i la Gjestit në dasmë

“Mos u kthe pa kurorë” - mesazhi që Valbona Mhilli i la Gjestit në dasmë

Magazina
Johnny Depp befason fansat me transformimin për një rol në një film të ri

Johnny Depp befason fansat me transformimin për një rol në një film të ri

Magazina
Remzie Osmani do të këndojë në 'dasmën' e Gjestit dhe Eglit në Big Brother VIP

Remzie Osmani do të këndojë në 'dasmën' e Gjestit dhe Eglit në Big Brother VIP

Magazina
Kalo në kategori