Harry Styles publikoi një klip nga albumi i tij i ri “Harry's House” për këngën e tij të shumëpritur më të fundit, “As It Was”, në të cilin ai zhvishet vetëm në të brendshme.

Fansat e këngëtarit 28 vjeçar, nuk u përmbajtën teksa komentuan për paraqitjen e Harryt pothuajse nudo, teksa qëndronte me vetëm një palë të mbathje të kuqe gjatë një pjese të klipit sensual muzikor për këngën e tij të re, shkruan DailyMail.


Pasi pa klipin, një fanse e ngazëllyer deklaroi se kishte nevojë për 'zjarrëfikëse' pas shikimit të skenës seksi, ndërsa një tjetër pranoi se u befasua kur pa yllin pa këmishë, duke shkruar: “Kush e dinte që do të kishim një Harry të zhveshur?’.

harry1

Fansja tha: “Kjo video e re e Harry Styles. Unë kam nevojë për çorape poshtë”.

Një tjetër komentoi: “Harry Styles mund të bënte fjalë për fjalë çdo gjë dhe kjo më bën të më ikë mendja...”.

harry2

Një person tjetër shtoi me pafytyrësi: “Dua të përqafoj Harry Styles të zhveshur”.

Ndërsa shumë vepruan mbi fizikun e tonifikuar të Harryt, të tjerë thjesht u përpoqën të vlerësojnë këngën e re.

harry3

Një person komentoi: “Po, ajo këngë e re e Harry Styles është 10/10”.

Ndërsa një tjetër tha: “Ashtu siç ishte. Është thjeshtë shumë i mirë, jam e obsesionuar pas tij”.

harry4

Një person tjetër komentoi duke shkruar: “I fiksuar pas këngës së re të Harry Styles”.

Kënga e re - e cila u publikua të enjten - është muzika e parë që këngëtari fitues i çmimit “Grammy” ka publikuar në më shumë se dy vjet.

harry5

Në këngë, interpretuesi britanik i shumë hiteve duket se i referohet të dashurës së tij amerikane dhe mamasë së dy fëmijëve, Olivia Wilde, 38 vjeçe, teksa këndon: "Lëre Amerikën, dy fëmijë të ndjekin".

Kënga tërheqëse është kënga kryesore nga albumi i tij i tretë në ardhje, “Harry's House”, i cili do të publikohet më 20 maj.

harry6

Këngëtari deri më tani ka publikuar dy albume të suksesshme që nga karriera e tij solo pas ndarjes nga “One Direction”. /Telegrafi/

harry7

harry8

harry9

harry10

harry11

harry12

harry13

harry14

harry15