Paneli gjykues i spektaklit të talenteve, “The Voice of Australia”, për vitin 2021 u njoftua të mërkurën.
Dhe fansat kanë mbetur të hutuar se pse ylli i muzikës pop në Mbretërinë e Bashkuar, Rita Ora po bashkohet me një panel me të gjithë yjet me këngëtarë australianë, duke përfshirë Keith Urban, 53 vjeç, Jessica Mauboy, 31 vjeçe dhe mentorin e vitit të kaluar, Guy Sebastian, 39 vjeç.
Komentet në Twitter ishin nga më të shumtat, gjersa pati edhe prej atyre që nuk e njihnin anëtarin e katërt të jurisë, shkruan DailyMail.
“Epo ja ku po shkojmë. E pëlqeja shumë kur Keith ishte në The Voice AU disa vjet më parë, Mirë që Guy u kthye. Yay Jess do të bashkohet me Karriget. Rita Ora nuk është e sigurt nëse jam njohur me të. Ndoshta mund ta shikoj”, shkroi një komentues.
Një tjetër thjesht e pyeti: “Rita Kush?”.
Ndërkohë, një fans shprehu shqetësim në lidhje me këngëtaren që vjen pak pasi shkeli dy herë rregullat e COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar.
“Duke marrë parasysh që Rita Ora është gjobitur dy herë kohët e fundit për shkelje të rregullave të COVID-19 – Unë shpresoj se ajo nuk do të udhëtojë në Australi për të marrë pjesë në shfaqje si gjyqtare”, shkroi një tjetër përdorues.
Rita hodhi poshtë ligjet e izolimit në Mbretërinë e Bashkuar pasi fluturoi në Kajro me një aeroplan privat për një performancë fitimprurëse në një hotel të ri me pesë yje.
Sipas rregullave të qeverisë, ajo duhet të ishte në karantinë për 14 ditë pas kthimit të saj, por gjashtë ditë pasi ajo zbarkoi në Mbretërinë e Bashkuar ajo u kap duke organizuar një festë për 30 vjetorin e lindjes për miqtë e saj në një restorant ekskluziv.
Ylli kërkoi falje për thyerjen e rregullave, duke shkruar: “Pas kthimit tim në Britani, unë duhet të kisha ndjekur këshillat qeveritare dhe të izoloja veten për periudhën e kërkuar…Unë kërkoj falje përsëri, pa rezerva”.
Megjithatë, kishte shumë që ishin të entuziazmuar që ylli është zgjedhur si trajnerë e jurisë në The Voice of Australia.
“Është zyrtare! Rita Ora është zyrtarisht një nga anëtaret e jurisë për versionin australian të the Voice 2021! Kush është i ngazëllyer! E di që jam!”, shkroi një fans.
“E ngazëllyer që kemi Rita Orën përsëri në The Voice! Këtë herë në Australi”, komentoi një, duke iu referuar nivelit të saj në versionin në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa një tjetër shkroi: “Aq e emocionuar për Ritën! E dua atë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti flet për Sara Kolamin: Nuk kam mundur asnjëherë të zihesha me të

Gjesti me Rizartën në krah ndjek Eglin nga pas

"Nuk po xhelozoj, vetëm kam inat", Pasi pranoi që nuk ka ndjenja, Gjesti kërkon llogari nga Egli pse rri me banorët e rinj

“A ke komunikuar me Mevlanin?”, Livia shuan kureshtjen me detaje interesante

Vijon debati Egli-Gjesti: Mos u përpëlit natën në krevat se nuk ta solli askush me zor gocën

Martohet për herë të dytë Fero

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri