Fansat e Rita Orës kanë mbetur të shtangur me fizikun e këngëtares në disa foto me bikini.

Ndjekësit e artistes së thonë se dukej “absolutisht joreale” me format e përkryera trupore, shkruan The Sun.


Krijuesja e hitit “Hot Right Now” solli në rrjetet sociale disa poza provokuese nga një jaht derisa kishte veshur rroba banje ngjyrë gjelbër neon.

Snapinsta.app 457494977 18468229879003531 7352254653742086084 n 1080 Foto: Rita Ora / Instagram

Artistja vendosi vath me po të njëjtën ngjyrë dhe zgjodhi një ‘look’ minimal grimi.

Dhe gjëja që binte në sy ishin linjat e përkryera të artistes me prejardhje nga Kosova.

Snapinsta.app 457324313 18468229915003531 7349378058788109040 n 1080 Foto: Rita Ora / Instagram

“Dukesh mega joreale”, shkroi një përdorues në postimin e saj. “Rita dukesh kaq mirë, thjesht wow”, shkroi një tjetër. Një përdorues tjetër po ashtu u mahnit me fizikun e saj duke shkruar: Wow, ata muskuj!”. /Telegrafi/

Snapinsta.app 457403671 18468229903003531 6193523165982511316 n 1080 Foto: Rita Ora / Instagram

Snapinsta.app 457614093 18468229942003531 6863953858387084111 n 1080 Foto: Rita Ora / Instagram