LAJMI I FUNDIT:

Fansat e “Home Alone” vërejnë një gabim të dukshëm në filmin ikonik të Krishtlindjeve pas më shumë se 33 vitesh

Fansat e “Home Alone” vërejnë një gabim të dukshëm në filmin ikonik të Krishtlindjeve pas më shumë se 33 vitesh

Fansat e “Home Alone” vërejnë detaje të fshehura befasuese në filmin ikonik të Krishtlindjeve dhe një gabim të dukshëm

Fansat e filmit “Home Alone” kanë vënë re disa gabime të dukshme në filmin ikonik të Krishtlindjeve, shkruan DailyMail.

Ata kanë theksuar një skenë të veçantë ku Kevin McCallister, rol të cilin e luan ish-ylli i fëmijëve, aktori Macaulay Culkin, po mbart shtëpi disa qese plastike të mëdha me blerje.


Ndërsa djaloshi tetëvjeçar ecën mbi trotuar, të dy qeset shqyen në të njëjtën kohë, duke bërë që të gjithë përmbajtja e qeseve të derdhet në tokë.

Por si arritën qeset të prishen saktësisht në kohën e duhur? Nëse shikoni nga afër, Culkin shihet duke mbajtur disa fije në mes të dorezave të qeseve të blerjes.

Në momentin e thirrjes së regjisorit, ai tërhoqi fijet në të njëjtën kohë për të çarë qeset.

Një tjetër gabim nga e njëjta skenë tregon se të gjitha kutitë e qumështit, lëngut dhe furnizimeve të tjera që Kevin i mbart me lehtësi, janë bosh.

“Gjëja më e madhe që më bezdis janë paketimet bosh! Mbushi ato me ujë së paku”, shkruan një fans i pakënaqur në një video që është bërë virale së fundmi në Instagram.

“Gjithçka në ato çanta është bosh. Eja tani…,” shkroi një tjetër.

Kjo ndodh pak kohë pasi fansat mbetën të shtangur kur u zbulua se sa do të kishin kushtuar shpenzimet e Kevinit nëse “Home Alone” do të realizohej në vitin 2023.

Geoffrey Lyons, nga Dallas, së fundmi u drejtua në TikTok me një klip që eksploronte ndarjen e kostove për udhëtimin e protagonistit në supermarket në filmat e famshëm nga viti 1990.

Ai studioi produktet në karrocën e Kevin përpara se të përllogariste shumën në klimën ekonomike të sotme. Ai u befasua që zbuloi se çmimi ishte pothuajse 3.5 herë më i lartë se sa kishte qenë – dhe shikuesit mbetën pa fjalë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Magazina
Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Magazina
Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Magazina
Momenti kur banorët vërejnë mungesën e Gjestit pas tentativës për arratisje

Momenti kur banorët vërejnë mungesën e Gjestit pas tentativës për arratisje

Magazina
Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Magazina

"Mu ngushtua për brenda zemra, desha të ikja", Gjesti diskuton me Eglin pas momentit kur dyshohet se tentoi të arratisej nga BBVA

Magazina
Kalo në kategori