LAJMI I FUNDIT:

Familjet e zhvendosura nga Durrësi tregojnë për mikpritjen që kanë gjetur në Pejë

Familjet e zhvendosura nga Durrësi tregojnë për mikpritjen që kanë gjetur në Pejë

Rreth 60 persona nga Durrësi kanë arritur në qytetin e Pejës, ku janë pritur nga familjet pejane. Këta të fundit hapën dyert për miqtë nga Shqipëria. Ndërsa ata të cilët i kanë mbijetuar tërmetit thanë se janë pritur me ngrohtësi nga familjet kosovare.

Familja 12 anëtarëshe nga Durrësi, kanë gjetur ngrohtësi dhe mikpritje në familjen Nurçaj nga Peja.


Pas tragjedisë që iu ndodhi në Shqipëri, kryefamiljari Skënder Mbola rrëfen për pritjen vëllazërore që kanë gjetur në qytetin e Pejës.

“Na mirëpriti me shumë dashuri. Ne e falënderojmë jo vetëm këtë familje por të gjithë Kosovën që na ka mbështet dhe ndihmat që na kanë sjellë edhe atje”, rrëfen për RTV Dukagjinin, i mbijetuari i tërmetit- Skënder Mbola.

Edhe një tjetër familje tjetër 8 anëtarëshe është akomoduar në qytetin e Pejës. Vlume Valla nga Durrësi e çmon lart edhe përkushtimin e ushtarëve të Kosovës në Durrës, përcjell Telegrafi.

Pas tërmetit, arrijnë familjet e para nga Shqipëria në Pejë
Lexo po ashtu Pas tërmetit, arrijnë familjet e para nga Shqipëria në Pejë

“E them me mish e me shpirt. Ua kam thënë edhe vet dje ushtarëve të Kosovës. Këtë shërbim që kanë bërë ushtarët e Kosovës me punën, sjelljen, edukatën dhe kulturën e tyre, të nderuar e të respektuar janë kudo, nga i gjithë populli shqiptar”, deklaroi qytetarja nga Durrësi e vendosur në Pejë, Vlume Valla.

Ndërsa, familja Konaj nga Peja, ka pranuar që të akomodojë këtë familje tetë anëtarëshe të Vlume Valla nga Durrësi.

Banorët e prekur nga tërmeti ankohen: Na vendosën në çadra pa shtroje
Lexo po ashtu Banorët e prekur nga tërmeti ankohen: Na vendosën në çadra pa shtroje

“Kryefamiljari ynë Ndrec Konaj ka shprehur dëshirën të hap dyert për shqiptarët e Durrësit që na kanë hapur dyert edhe ne kur kemi pasur nevojë gjatë luftës. Aq kemi pasur mundësi që të pranojmë tetë anëtarë”, deklaroi qytetarja nga Peja, Mireme Konaj.

Të mërkurën rreth orës 06:00 të mëngjesit ka arritur një autobus me rreth 60 persona në Pejë nga qyteti i Durrësit që kanë pasur nevojë për akomodim./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori