Familja Jashari në Tetovë jeton në gjendje të rëndë, pa ujë dhe pa ushqim (Video)

Varfëria ekstreme ka pushtuar familjen Jashari që jeton në lagjen Kolltuk në një objekt banimi pothuajse të shembur që nuk mund të quhet as shtëpi.
Nëna Nurija së bashku më fëmijët e sajë të mitur të moshës 7,6, 4, dhe 2 vjeç jetojnë pa kushtet elementare për një jetë normale. Ata tanimë gati se një vit jetojnë pa rrymë elektrike, pa drunj për ngrohje dhe pa ushqim të mjaftueshëm.Ata arrijnë që të mbijetojnë pa kurëfar të ardhurash, vetëm me ato pak para që zonja Nurije arrin të mbledh gjatë ditës së bashku me vajzën e sajë 6 vjeçaren Samijen duke bredhur rrugëve të Tetovës për të kërkuar lëmoshë nga njerëzit human.
Së bashku me zonjën Nurije jeton edhe vëllai i sajë i cili dikur kishte punuar punë të ndryshme fizike por për shkak se ka pësuar një aksident në dorë tanimë nuk mund të punoj, dhe burri i cili edhe pse i sëmurë del nga mëngjesi për të grumbulluar hekurishte të ndryshme të cilat më vonë i shet për të siguruar një kafshatë bukë për fëmijët.
Për ironi të fatit vajza e vogël 4-vjeçare e zonjës Nurije ende nuk mund të ecë, mjekët i kanë rekomanduar se ajo duhet të qëndrojë për një periudhë në banjat e Katllanovës për kurim sepse ka shpresë që një ditë ajo do të mund të qëndrojë në këmbët e sajë por kjo familje nuk ka mundësi financiare për ta dërguar atje për kurim, andaj apelon deri tek të gjithë ata njerëz human , bamirës që ta ndihmojnë më çfarëdoqoftë, me ushqime, drunj, veshmbathje për fëmijët, por primare është kurimi i vajzës dhe si familje të kenë një kulm mbi kokë për shkak se objekti në të cilin banojnë aktualisht nga dita në ditë mund edhe të shembet, pasiqë pikon ujë, dhe i ftohti depërton nga të gjitha anët.
Kjo familje edhe pse ka katër fëmijë nuk e gëzon as të drejtën e shtesës prindërore për fëmijën e tretë për shkak se zonja Nurije edhe pse ka lindur në Maqedoni, nuk e gëzon të drejtën e nënshtetësisë vetëm pse nëna e sajë ishte me nënshtetësi boshnjake, ndërsa babai dhe burri janë me nënshtetësi të Maqedonisë.
Përndryshe sot njëra nga vajzat e zonjës Nurije kishte ditëlindjen e sajë të gjashtë , ajo të vetmen dëshirë që kishte ishte një tortë,të cilën familje nuk kishte mundësi që të i’a ofronte andaj një ekip i Televizionit Koha qëndroi në objektin ku banon kjo familje për t’i uruar Samijes së vogël ditëlindjen së bashku me tortën dhe disa dhurata modeste.
Të gjithë ata që kanë gatishmëri për të ndimhuar mund të paraqiten në numrin e telefonit 070775 560. Familja Jashari jeton në varfëri ekstreme, pa drita, pa ujë, pa ushqim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rexhep Memedi: Fëmija që u helmua nga barërat është në gjendje të qëndrueshme

Walker: Thaçi, Veseli e të tjerët po mbahen në Hagë padrejtësisht, nuk ma mundësuan t’i takoj

Gashi: Mosrespektimi i gjykatës nga Kurti, rrezikon procesin e rastit “Banjska” të Radoiçiqit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Mushkolaj: Kurti nuk do ta fitojë betejën me shtetin

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës