LAJMI I FUNDIT:

Familja e pakënaqur me përzgjedhjen, anulohet dhe rishpallet konkursi për shtatoren e Adem Demaçit

Familja e pakënaqur me përzgjedhjen, anulohet dhe rishpallet konkursi për shtatoren e Adem Demaçit

Të premten, në njëvjetorin e vdekjes së veprimtarit Adem Demaçi, Qeveria kishte organizuar vënien e gurthemelit për shtatoren e tij.

Mirëpo, edhe pse konkursi ishte rishpallur dhe është përzgjedhur modeli i shtatorës, ky konkurs është anuluar.

Jahja Lluka nga zyra e kryeministrit në një deklaratë dhënë Telegrafit, ka thënë se arsyeja e anulimit të konkursit ishte pasi që familja e veprimtarit Demaçi nuk ishte e kënaqur me përzgjedhjen.


“Pas ankesës së familjes, e cila nuk ka qenë e kënaqur për përzgjedhjen, është tërhequr konkursi – edhe pse nuk ka pasur asnjë ankesë tjetër. Por, për shkak të respektit ndaj familjes e kemi parë të arsyeshme si komision që ta anulojmë, dhe ta rishpallim konkursin – me shpresë që në konkursin e ri do të ketë edhe më shumë pjesëmarrës dhe eventualisht kualitet më të mirë”, ka thënë ai.

Familja e pakënaqur me modelin ideor të shtatores së Adem Demaçit
Lexo po ashtu Familja e pakënaqur me modelin ideor të shtatores së Adem Demaçit

Lluka ka thënë se në konkursin që ishte, ka pasur aplikues edhe nga Shqipëria.

“Në konkursin që ishte, kanë qenë tetë aplikues, ka pasur edhe nga Shqipëria, dhe mund të themi se ka qenë konkurs ndërkombëtar. Është zgjedhur më i miri në bazë të votave që i ka marrë nga komisioni profesional, por, pasi që familja nuk ishte e kënaqur me përzgjedhjen, në shenjë respekti të punës dhe figurës së Adem Demaçit, kemi vendosur ta anulojmë dhe ta rishpallim”, është shprehur ai.

Sipas tij, konkursi i ri pritet të shpallet shumë shpejt.

Ndryshe, shtatorja ishte paralajmëruar të vendosej te “Rrethrrotullimi i flamurit”, në hyrjen jugore të Prishtinës, dhe do të përurohej më 28 nëntor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit -  a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit -  a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori