LAJMI I FUNDIT:

Familja amerikane ribashkohet me qenin i cili kishte humbur para tre vitesh

Familja amerikane ribashkohet me qenin i cili kishte humbur para tre vitesh

Stafi në një strehë kafshësh në Karolinën e Jugut bëri të ditur se një qen i sjellë si kafshë endacake u skanua për një mikroçip dhe u zbulua se ishte një kafshë shtëpiake e zhdukur për tre vjet.

Personeli i Dorchester Paws në Summerville tha se një anëtar i publikut solli një qen endacak në strehë më 19 mars dhe qeni po vuante probleme të shumta shëndetësore, duke përfshirë kequshqyerjen, problemet dentare dhe një infektim nga pleshtat.

Streha e skanoi qenin për një mikroçip dhe ai u identifikua si një kafshë shtëpiake 18 vjeçare e humbur prej 3 vitesh, e quajtur Binky, ose Mr. B, shkruan UPI, transmeton Telegrafi.


Streha tha se familja e Binky, e cila jeton gjashtë orë larg Summerville, ishte e befasuar dhe e gëzuar kur mësoi se kafsha e tyre ishte gjetur pas tre vjetësh.

Nga streha deklaruan se historia e z. B thekson rëndësinë e vendosjes së mikroçipit tek kafshët shtëpiake.

Një vullnetar ishte ai që e ktheu qenin në shtëpi për një ribashkim me familjen e tij. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Macja bëhet virale për gëzofin e pazakontë - videot e kafshës shihen miliona herë

Macja bëhet virale për gëzofin e pazakontë - videot e kafshës shihen miliona herë

Fun
“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

Interesante
Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Fun
Atleti shënon rekord botëror duke mbajtur

Atleti shënon rekord botëror duke mbajtur "Shtyllat e Herkulit" - edhe Musk impresionohet nga arritja

Interesante
E kundërta e plotë e fëmijëve të tjerë - vajza e vogël i kërkon nënës brokoli, ajo i ofron qokolladë

E kundërta e plotë e fëmijëve të tjerë - vajza e vogël i kërkon nënës brokoli, ajo i ofron qokolladë

Fun
Një ujk fotografohet “para derës së shtëpisë” - në një zonë të banuar të Cyrihut (Foto)

Një ujk fotografohet “para derës së shtëpisë” - në një zonë të banuar të Cyrihut (Foto)

Interesante
Kalo në kategori