LAJMI I FUNDIT:

Falsifikuan para, një muaj arrest shtëpiak për dy të pandehur në Ferizaj

Falsifikuan para, një muaj arrest shtëpiak për dy të pandehur në Ferizaj
Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve A.L dhe Sh.B., shtetas të Kosovës, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale falsifikimi i parasë dhe të njëjtëve u është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

Gjyqtari i procedurës paraprake të Departamentit për Krime të Rënda – Ibrahim Idrizi, kërkesën e Prokurorit të Shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve, e ka refuzuar si të pabazuar, ndërsa të njëjtëve u është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje me nga një muaj.

Ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprën penale për të cilën dyshohet nga ana e Prokurorisë së Shtetit, dhe se edhe me masën e arrestit shtëpiak në këtë fazë të procedurës mund të arrihet qëllimi që të sigurohet prania e të pandehurve në procedurë, duke eliminuar mundësinë e përsëritjes së veprës penale, sepse dyshimi është se të pandehurit kanë transportuar paratë e falsifikuara nga territori i Maqedonisë së Veriut në Kosovë, thuhet në komunikatë.


Mundësia për të përsëritur veprën penale është minimale edhe për faktin e gjendjes shëndetësore të të pandehurit. Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori