Falsifikim i rezultateve të votimit, arrestohen dhe më pas lirohen 15 të dyshuar në Novobërdë

Foto: Arkiv
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar 15 persona të dyshuar për falsifikim të rezultatit të zgjedhjeve.
Rasti ka ndodhur në Novobërdë.
“Novobërdë 29.12.2025-07:00. Më 25.02.2026 janë arrestuar 15 të dyshuar, nën dyshimin se të njëjtit me datën e cekur kanë falsifikuar rezultatet e votimit”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
26/02/2026
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































