Shteti i bashkëudhëhequr nga Hashim Thaçi ka vendosur që në listën e faljes së borxheve tatimore të përfshijë edhe kompaninë në pronësi të vëllait të tij, Idrizit.
Insajderi ka zbuluar se nga Ligji për Falje kanë përfituar biznese në pronësi të të njerëzve të afërt me politikanë të fuqishëm. Njëra prej tyre që ka qenë e parregullt në pagesën e obligimeve ndaj shtetit është edhe kompania “Geo Mineral” në pronësi të Idriz Thaçit, vëllait të Hashim Thaçit.
Kompania është e licencuar për shfrytëzimin e gurit gëlqeror që përdoret për zhavorr për asfaltimin e rrugëve. Kompania ka zyret në Prishtinë ndërsa gurëthyesi gjendet në fshatin Astrazub të Malishevës. Emri i kompanisë figuron në listën e Administratës Tatimore tek bizneset që kanë krijuar borxhe gjatë përiudhës 2009-2014.
Dokumenti i ATK-së tregon se ndaj kësaj kompanie ishte shqiptuar një ndëshkim prej 2 mijë e 697 euro. Kompania nuk e kishte paguar. Nga mospagesa është rritur vlera e Interesit deri në 1 mijë e 206 euro. Vlera totale e borxhit që ky biznes ka ndaj Administratës Tatimore është 3 mijë e 902 euro, raporton Insajderi.
Ligji për faljen e borxheve i hyrë në fuqi vitin e kaluar parasheh faljen e gjobave dhe të interesit për kompanitë që paguajnë borxhin e krijuar nga tatimi bazë. Tek pjesa “Tatimi bazë”, figuron se kompania ka zero euro borxhe. Pasi që kompania nuk detyrohet të paguajë borxh nga tatimi bazë, ligji jep mundësinë e shlyerjes së borxheve të krijuar nga gjobat dhe interesi.
Pronari të kompanisë, Idriz Thaçit, i janë dërguar pyetje nga Insajderi. Ende nuk ka dhënë përgjigje se pse nuk ka paguar gjobën e shqiptuar nga shteti.
Edhe Administrata Tatimore e Kosovës nuk ka dhënë përgjigje për Insajderin kur është pyetur se pse nuk ka arritur të inkasojë borxhin e firmës në pronësi të Idriz Thaçit. Insajderi ka pritur disa javë përgjigje nga Administrata Tatimore. Përveç borxhit të “Geo Mineral”, ky institucion është pyetur edhe për borxhin e kompanive tjera siç janë: Kosova Petrol në pronësi të Bedri Selmani dhe “Alumil-Ko”, ku është hisedar deputeti i pavarur Shaip Muja.
Të dy kanë qenë më herët këshilltarë të Hashim Thaçit. Selmani e ka këshilluar kur Thaçi udhëhiqte Qeverinë e përkohshme të Kosovës më 1999 ndërsa Muja gjatë viteve 2007-2009. Po ashtu Selmani e Muja kanë qenë deputet të Partisë Demokratike të Kosovës në kohën kur udhëhiqej nga Thaçi. Insajderi ka raportuar se shteti parasheh që të fal mijëra euro borxhe të kompanisë ku është hisedarë deputeti Shaip Muja dhe qindra mijëra kompanisë “Kosova Petrol” të Bedri Selmanit.
Ndërkaq “Geo Mineral”, përkundër që është gjobitur nga ATK-ja ka fituar më herët tender publik të Korporatës Energjetike të Kosovës. Kompania fitoi tre tenderë në kohën kur drejtor prokurimi në këtë ndërmarrje ishte Nijazi Thaçi, kushëri i Hashim Thaçit, presidentit të zgjedhur të Republikës së Kosovës. Ndërkohë, veç operimit si biznes që merret me tregti private, kompania “Geo Mineral” doli fitues edhe në tre tenderë publikë të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).
“Geo Mineral”, u shpall fitues më 24 prill të vitit 2009 në tenderin e emërtuar “Furnizim me material guror”. Oferta e kompanisë peshonte 205 mijë euro. Tenderin e ngjashëm e fitoi edhe më 21 prill të vitit 2011. Në tenderin e dytë oferta e kompanisë peshonte 156 mijë euro.
Por tenderin në vlerë më të madhe e fitoi më 7 dhjetor të vitit 2009. Tenderi peshonte 1 milionë e 298 mijë euro dhe ishte emërtuar “Ndërtimi i linjës së re të gypit për furnizim me ujë të rëndomtë për Termocentralin “Kosova B” nga kanali Ibër-Lepenc”. Kompania “Geo Mineral”, po ashtu ka qenë nënkontraktorë i konzorciumit Bechtel-Enka që ka ndërtuar autostradën “Ibrahim Rugova”. /Insajderi/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
Dekada e artë e Bitcoin, nëse 10 vite më parë keni investuar 100 dollarë në kriptovaluta – sot do t’i fitonit dhjetëra miliona dollarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova