Prokurorja e përgjithshme e SHBA-së, Pam Bondi, tha se Nicolas Maduro dhe Cilia Flores janë paditur në Distriktin Jugor të New Yorkut.

Ajo tha se presidenti i Venezuelës përballet me akuza për:


konspiracion narko-terrorizmi;

komplot për importimin e kokainës;

posedimi i mitralozëve dhe pajisjeve shkatërruese;

dhe komplot për të poseduar mitralozë dhe pajisje shkatërruese kundër SHBA-së.

Maduro u padit në mars të vitit 2020 për akuzat e "narkoterrorizmit" në Distriktin Jugor të New Yorkut.

"Ata së shpejti do të përballen me të gjithë zemërimin e drejtësisë amerikane në tokën amerikane në gjykatat amerikane”, tha Bondi.

"Në emër të të gjithë Departamentit të Drejtësisë të SHBA-së, dua të falënderoj presidentin Trump që pati guximin të kërkonte llogaridhënie në emër të popullit amerikan dhe një falënderim të madh për ushtrinë tonë të guximshme që kreu misionin e jashtëzakonshëm dhe shumë të suksesshëm për të kapur këta dy trafikantë të dyshuar ndërkombëtarë të drogës”, shtoi ajo. /Telegrafi/