Poeti nga: Stefan Tsanev Përktheu: Aurel Plasari

Kur vallë jo ngërdheshësit e poshtër,
por të urtët i kam çmuar?
Jo!
Sikur të mos endeshim nëpër terr
s’do t’ia dinim kuptimin fjalës
“dritë”.


Ju, maskarenj,
që aq të egër jeni,
ju, budallenj,
që aq mllef brenda keni,
mësime të urta
më keni dhënë.

Ju falenderoj, maskarenj.